Reklame:

Rritja e temperaturave, Rrezikohen gjallesat detare ne Mesdhe

Një studim unik në llojin e tij, i publikuar nga një ekip francez i Qendrës Kombëtare për Kërkime Meteorologjike si dhe Universiteti i Tolouse, tregon se ndryshimet klimatike po vrasin peshqit dhe gjallesat e tjera detare.

Të dhënat janë grumbulluar që nga viti 1982 e deri më sot dhe tregojë se Mesdheu është një prej zonave më të prekura. Valët e të nxehtit në sipërfaqe janë një problem që është intensifikuar ndjeshëm kohët e fundit, thotë studimi.

Ky fenomen ndodh më së shumti në muajt e verës dhe bën që temperatura sipërfaqësore të rritet mesatarisht me gjysmë gradë celsius. Por, më problematike është vala e të nxehtit nën sipërfaqe, dhe ky fenomen ndodh më së shumti mes tetorit dhe dhjetorit.

Kohët e fundit fenomeni në fjalë është intensifikuar, duke u zgjatur edhe në kohë. Shqipëria figuron në listën e rrezikut. Bashkë me Libanin, Izraelin, Italinë dhe Greqinë është një prej vendeve më problematike në këtë drejtim, me temperaturat nën sipërfaqësore në rritje me 1-2 gradë celsius mesatarisht.

Kjo bën që shumë gjallesa detare të jenë në rrezik madhor. Më të rrezikuarat janë midhjet. Studimi arrin në përfundimin se, me një ritëm të tillë të emetimit të dioksiditit të karbonit, ndryshimet klimatike do të bëjnë që valët e të nxehtit në Mesdhe në 2100 të jenë 42 herë më të fuqishme se sot.