Reklame:

A do te zevendesojne kanaçet e aluminit shishet plastike?

Ndotja plastike është një problem global. Statistikat janë alarmante, pasi WWF (World Wide Fund), raportoi se 8 milion ton plastikë hidhen në oqeanet tona çdo vit dhe 90% e detit ka plastikë në brendësinë e tij. Sidoqoftë, plastika mbetet materiali kryesor i paketimit modern në botë. Afërsisht një e treta e 350 ton, plastikë të prodhuar globalisht përdoret për paketim. Shishet plastike një përdorimshme, janë bërë zemra e debatit botëror, për eliminimin e tyre.  Shishet e përdorura për pije si uji dhe pije joalkoolike, zakonisht bëhen nga terefalat polietileni (PET). Dhe sipas një studimi të Komisionit Europian, shishet PET janë disa nga artikujt që gjenden më shpesh midis mbeturinave të oqeanit.

Ditët e sotme, në sektorin e biznesit konsumi i shisheve PET po rritet. Siç tregohet në raportin  për direktivën plastike të BE-së për përdorim të vetëm, në Europë tani është rreth 140 njësi për person, në vit, ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është 290 njësi për person. Në nivel global, rreth 57% e këtyre janë mbledhur, sipas shifrave të fundit nga Shërbimi Analitik i Kërkesës Globale RPET. Një nga objektivat më ambiciozë të direktivës së BE-së është thirrja për 90% të shisheve të pijeve PET që do të mblidhen deri në vitin 2029. Një investim i rëndësishëm në infrastrukturën e re të administrimit të mbeturinave është i nevojshëm për të përmbushur këtë qëllim. Por mbledhja e këtyre shisheve nuk garanton riciklimin e tyre. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 70% e plastikës së mbledhur për riciklim shkon në vendgrumbullimin e mbetjeve, ndërsa në Bashkimin Europian, shkon vetëm 30% e tyre.

Por për zëvendësimin e plastikës, alumini është pretendenti kryesor. Kjo pasi plastika mbështetet kryesisht në nxjerrjen e naftës së papërpunuar. Ky është një proces që ndikon intensivisht ndaj energjisë.  Duhet mesatarisht 14,000 kwh energji elektrike për të prodhuar një ton alumini. Elektroliza përbën pjesën më të madhe të kërkesave totale të energjisë parësore dhe gjithashtu është treguar se 36% të kësaj kërkese energjetike mund të prodhohet nga burime të rinovueshme, shpesh hidro. Për sa i përket temperaturave, polimeri mund të prodhohet dhe ekstrudohet në rreth 250-300 ° C, ku në të vërtete shkrirja e aluminit kërkon temperatura mbi 1.000 ° C.

PET ka nivelet më të larta të riciklimit të secilës nga gjashtë materialet më të zakonshme që përdoren për paketim. Deri në vitin 2029, ne parashikojmë që 68% e shisheve PET do të mblidhen globalisht. Sidoqoftë, do të ketë disa pabarazi në nivelet e grumbullimit rajonal: ku parashikohet 30% në SH.B.A., 57% në Europë dhe 82% në Kinë. Në vitin 2018, u prodhuan 19.7 milion ton shishe PET për ushqim dhe pije, ku 845,000 ton riciklohen mekanikisht për këtë sektor. Deri në vitin 2029 ne parashikojmë që kjo shifër do të arrijë në 30.4 milion ton, me më shumë se 3 milion ton që riciklohet mekanikisht.

Kërkesa për PET të ricikluar po rritet. Direktiva e BE-së përfshin një objektiv për të përfshirë 25% të përmbajtjes së ricikluar në të gjitha shishet e pijeve PET nga viti 2025, duke u rritur në 30% nga viti 2030. Markat kryesore si Coca-Cola, Danone dhe PepsiCo kanë bërë thirrje, për një përdorim 50% të RPET në shishet e tyre deri në vitin 2030, duke parashikuar kështu një rritje gjashtëfish të kërkesës për RPET ( riciklimin e PET) në Europë deri në vitin 2030.

Riciklimi i aluminit nga ana tjetër është një çështje më vete. Sipas Shoqatës së Aluminit, alumini është një nga materialet më të ricikluara në treg. Riciklimi i tij kursen më shumë se 90% të energjisë së nevojshme për prodhimin e një metali të ri. Shkalla e riciklimit për çdo kanaçe alumini ndryshon në të gjithë botën. Në Mbretërinë e Bashkuar, niveli i riciklimit thuhet se është rritur në 75%, duke prekur kështu nivelin e tij më të lartë ndonjëherë.  Në SH.B.A një raport i vitit 2017 tregoi se niveli i riciklimit pësuar një rënie, duke shkuar në 49.4%, ndërsa në Brazil, është më shumë se 90%. Në disa vende normat rriten nga pabarazia e të ardhurave, pasi vlera e aluminit krijon një impuls ekonomik për grumbullimin.

Por jo të gjithë PET mund të riciklohen përsëri në shishe të reja uji. Ndotja, degradimi i polimerit dhe aditivët, të gjithë këta faktorë mund të ndikojnë në riciklimin e këtyre shisheve dhe përdorimin e tyre në klasa të ndryshme ushqimore. Por teknologjitë e reja mund të ndihmojnë për të zgjidhur këtë. Riciklimi kimik premton shumë, si një mënyrë për të përmirësuar PET me cilësi të ulët. Ky është një trend afatmesëm, me vëllime të konsiderueshme të materialit të ricikluar kimikisht të paktën 5-10 vjet larg. Pra, ndërsa 3 milion ton shishe PET do të riciklohen mekanikisht në shishe ushqimore dhe pije deri në vitin 2029, totali do të ngjitet në 4.6 milion ton me vëllime të riciklimit kimik.

Në rastin e aluminit, vetë procesi i riciklimit ka një efekt sanitarizues. Alumini aktualisht kushton rreth 1,750-1,800 dollarë për ton. Ndërsa materiali plastik kushton më pak dhe ka më shumë jetëgjatësi. Vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, përdoren rreth 7.7 miliard shishe plastike me ujë çdo vit. Vlerësojmë se për të zëvendësuar atë me 7.7 miliardë kanaçe do të duheshin 99,000 ton rezervë shtesë alumini.

Pra, a do të zëvendësojnë kanaçet prej alumini shishet plastike?

Markat që ofrojnë kanaçe uji mund të gjejnë një treg që ka kohë që pret për ta, dhe do të jetë interesante të shohësh sesi do të reagojnë konsumatorët me kalimin e kohës. Sidoqoftë, të dhënat tregojnë një rënie të trendit në konsumin e ambalazhit të pijeve alumini gjatë dhjetë viteve të ardhshme, përveç disa tregjeve në zhvillim në Azinë Juglindore. Ndërkohë, konsumi i shisheve PET po rritet, në nivel global dhe në shumicën e rajoneve, jeta e shëndetshme është një faktor i rëndësishëm, që ndikon pozitivisht në prodhimin e mëtejshëm të tyre.