Reklame:

OSHEE njoftim per abonentet – Avari ne linjen e tensionit te larte Plasmas-Bicukas

Njoftim per Nst Bicukas!
Linja e tensionit te larte 35 kV Plasmas-Bicukas, ka pesuar avari rreth ores 16:00, prej se ciles nenstacioni Bicukas ka pasur nderprerje te energjise deri ne momentin e furnizimit me linjen dytesore 35kV nga Rrogozhina.

Qe prej ores 19:00 nga dispeceria qendrore nenstacioni Bicukas eshte vendosur ne regjim te kufizuar per shkak te ngarkeses se rrjetit.

Ne fillim qendroj stakuar Fid.2B i zones se Grabianit, ndersa tani jane stakuar fiderat 6B Cermes Sektor dhe 10 B Shenepremtes.

Ky regjim kufizimi do te vazhdoje deri ne momentin e riparimit te avarise nga brigada e DTL Fier dhe rivendosjes ne pune te linjes se demtuar.