Reklame:

Ekonomia Blu/ Nxit punesimin dhe te ardhurat familjare

Diversifikimi i Ekonomisë Blu, është një burim i rëndësishëm që nxit punësimin, përmirëson të ardhurat familjare dhe rrit ekonominë e vendit.

Për të diskutuar qasjen e Ekonomisë Blu dhe përfitimet e saj, ekspertë të bankës Botërore organizuan së fundmi një takim me përfaqësues të qeverisë, sektorit privat, partnerë të zhvillimit dhe shoqërinë civile.

Diskutimi u përqendrua në rëndësinë që Ekonomia Blu luan në rritjen ekonomike, përmirësimin e kushteve të jetesës dhe krijimin e vendeve të punës, por duke ruajtur njëkohësisht natyrën dhe manaxhuar ndotjen detare dhe tregtinë mes sektorëve të ndryshëm si peshkimi, akuakultura, transporti, turizmi, TIK, bioteknologjia detare dhe industritë nxjerrëse.

Ekonomia Blu është një koncept që i referohet zhvillimit të veprimtarive ekonomike detare  në një mënyrë të integruar dhe të qëndrueshme dhe që mban detin të shëndetshëm.

Shqipëria është një vend i pasur me burime ujore. Ajo laget nga dy dete dhe vitet e fundit përveç turizmit po merr zhvillim të madh edhe peshikimi që konsiderohet si Ekonomia Blu më fitimprurëse.