Reklame:

Semundja e deleve e njohur si “Gjuha blu”

Simptomat kryesore

Shenjat klinike janë më të dukshme te delet, ku sëmundja karakterizohet nga ethet, hemorragjitë e përhapura të indit oral dhe hundor, me pështymë të tepruar, dhe shkarkim të hundës.

Në rastet akute buzët dhe gjuha bëhen të fryra dhe kjo ënjtje mund të shtrihet nën nofullën e poshtme. Shkaktohet çalim, për shkak të ënjtje e kutikulës së thundrave mbi këmbët dhe lodhje, zvogëlim të konsumimit të ushqimit, dhimbje të gojës me zjarrmi, gjithashtu edhe këto mund të jenë simptomat e kësaj sëmundjeje

Gjuha e kaltër (blu) është sëmundje që ndodh vetëm në numër të vogël rastesh.  Shërimi i deleve të prekura nga kjo sëmundje është e ngadaltë. Ethet e larta në dele rezultojnë me ramje të leshit, gjë që ndikon ne zvogëlimin e prodhimit.

Dhitë, kafshët dhe ripërtypësit e egër si dreri mund të duken të shëndetshëm kur infektohen.

Kjo mund të çojë në përhapjen e heshtur nga mushkonjat të ushqyera me kafshët e infektuara.

Virusi nuk mund të transmetohet midis kafshëve të prekura te kafshët e shëndosha pa praninë e bartësve – insekteve. Incidenca e shpërndarjes gjeografike e sëmundjes së gjuhës së kaltër varet nga kushtet sezonale, nga prania e vektorëve të insekteve dhe prania e kafshëve të prekura. Barësit  e insekteve, mushkonjat, preferojnë kushtet e ngrohta, me lagështi dhe janë në numrin më të madh dhe më aktivë pas shirave.

Virusi i gjuhës së kaltër nuk mbijeton jashtë vektorëve të insekteve ose bartësve tjerë të virusit.

Përmes produkteve të kafshëve, mishit dhe leshit virusi nuk përhapet.

Masat e kontrollit të sëmundjes

Strategjia është të mbikëqyre dhe te mos lejoj shpërthimin dhe të minimizojë tregtimin e kafshëve.

Aktivitetet përfshijnë:

  • Kufizimi i lëvizjes së kafshëve nëse dyshohet për prezencen e BTV
  • Konfirmimi i rasteve të dyshuara nga testet laboratorike
  • Përcaktimi i zonave të infektuara dhe të pa infektuara
  • Vaksinimi i kafshëve të prekura
  • Mbikëqyrje për të përcaktuar shkallën e përhapjes së viruseve dhe vektorëve
  • Mbikëqyrje e vektorëve dhe strategjia e kontrollit

Nëse dyshoni në BTV në tufën tuaj, hapi i parë është të kontaktoni veterinerin tuaj. Hapi tjetër është të punoni me veterinerin tuaj për të marrë mostrat e gjakut nga kafshët për testim diagnostikues për të konfirmuar nëse kafshët janë të infektuara me BTV

Nëse BTV vërtetohet, hapi tjetër është që të serotipizojë prejardhjen për të aplikuar vaksinën e duhur.

Shumë vende po krijojnë programe mbikëqyrje dhe menaxhimi për të ndihmuar veterinerët dhe fermerët të luftojnë BTV-në kur zbulohen.