Reklame:

Produktet “Made in Albania” shiten 30% me lire ne tregje; Prodhuesit kerkojnë bashkim me Kosoven dhe rajonin

Prodhimi vendas dhe produktet “Made in Albania” operojnë në një mjedis sfidues, ku duhet të përballen me konkurrencën që ju vjen nga rajoni dhe ndryshimet e shpejta që po pësojnë tregjet. Bashkimi i Prodhuesve Shqiptar organizoi gjatë ditës së sotme Konventën e Parë të Prodhuesve Shqiptarë ku trajtuan sfidat që prekin sot prodhimin vendas dhe çfarë mundësish ka ekonomia që të rrisë konkurrueshmërinë.

Sokol Kraja, kryetar i bordit të Bashkimit të Prodhuesve Shqiptar solli edhe njëherë në vëmendje se ekonomia shqiptare ka një bilanc tregtar negativ, ku në strukturën e eksporteve që bën ekonomia shqiptare peshën më të madhe zë nafta e papërpunuar, fasoneria dhe mineralet.

“Një kompani shqiptare eksporton sot ka shumë vështirësi. Industria shqiptare është e bazuar në industri të lehta sikurse është ajo agroushqimore. Luftërat sot në botë bëhen për tregje dhe të gjithë lobojnë për një tregti të lirë. Ne si prodhues shqiptar nuk dalim dot me produkte “Made in Albania” jashtë 28 mijë km katror. Për të qenë konkurrues duhet është e nevojshme që të kemi treg, cilësi, shërbim dhe çmim konkurrues”,- tha Kraja.

Sipas Krajës, prodhuesit shqiptarë  produktet “Made in Albania” i shesim 30 % më lirë  në treg pasi nuk kanë besueshmëri.

Kryetari i Bashkimit të Prodhuesve, Sokol Kraja u shpreh se ata si prodhues kërkojnë  që të paktën të  bashkohen me tregun e Kosovës, edhe me Maqedoninë e Veriut. Fatura shqiptare e TVSh-së duhet të njihet në Kosovë dhe prodhimet shqiptare të mos ndalen në doganë.

N.q.s. ndodh një bashkim ekonomik rajonal, bizneset prodhuese do të kenë një treg që shkon deri në 5 milionë konsumatorë, duke e bërë më tërheqës për sipërmarrësit.

Qëllimi kryesor i këtij organizimi ishte promovimi i mëtejshëm i produkteve “Made in Albania”. Gjatë Konventës u mbajtën edhe dy panele diskutimi, ku dhanë pikëpamjet e tyre mbi konkurrueshmërinë dhe ndryshimet teknologjike prodhues në sektorë të ndryshëm në vend.

Të ftuar ishin edhe  përfaqësues të Qeverisë Shqiptare, sipërmarrës në sektorë të ndryshëm të prodhimit në Republikën e Shqipërisë, si dhe përfaqësues të organizatave të biznesit nga Republika e Kosovës dhe Maqedonisë Veri-Perëndimore.

Gjatë panelit të parë ku u diskutua rritja e konkurrueshmërisë së bizneseve shqiptare, Anila Denaj, Ministre e Financave dhe Ekonomisë tha se përmirësimi i konkurrueshmërisë së bizneseve prodhuese duhet të mbështetet në tre shtylla kryesore siç janë: Zhvillimi i teknologjisë, përmirësimi i zinxhirit të vlerës, si dhe një staf i kualifikuar. Në Shqipëri ka akoma sfida që  burimet njerëzore t’i përgjigjen nevojave të tregut,