Reklame:

Termeti/ “812 pasgoditje”, 21 lekundje vetem gjate nates se kaluar

Shqipëria vijon të lëkundet, që prej mëngjesit të 26 nëntorit, kur u regjistrua tërmeti më i fuqishëm i dekadave, me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter.

Sipas të dhënave më të fundit të IGJEUM, në vend janë regjistruar plot 812 pasgoditje, një pjesë e të cilave kanë qenë mjaft të forta. Ndërkohë, IGJEUM sqaron se vetëm gjatë natës së kaluar janë shënuar disa lëkundje, më e madhja me magnitudë 4.4.

Ja të dhënat e IGJEUM:
Nr total i pasgoditjeve – 812.
Nr total i ngjarjeve te lokalizuara-110.
Numri i ngjarjeve te lokalizuara gjate mbremjes se djeshme dhe mengjesit te sotem – 21, nder te cilat ngjarja me Magnitude me te madhe eshte ajo e ores 22:50:16 ose me ore lokale 23:50:16, me Magnitude = 4.4 te shkalles Rihter, 4 ngjarje kane qene me Magnitude mbi 4 dhe te tjerat nen 3.8.