Reklame:

Ndryshimet klimatike kryesojne listen e shqetesimeve per Gjeneraten Z

Ndryshimet klimatike janë një nga çështjet më të shpejta për Gjeneratën Z, sipas një studimi nga Amnesty International.

Ky studim përkon me Ditën e të Drejtave të Njeriut, sondazhi Ipsos-MORI morri në pyetje më shumë se 10,000 njerëz të moshës 18 deri në 25 vjeç në të gjashtë kontinentet e banuara në ato që i konsideruan si çështjet më të rëndësishme me të cilat përballet bota.

Nga një seri prej 23 opsionesh, ndryshimi i klimës u rendit në vendin më të lartë në listën e shqetësimeve, me 41 për qind duke i dhënë asaj përparësinë kryesore, 36 për qind zgjodhën ndotjen dhe 31 për qind sugjeruan terrorizmin.

Nga 22 vendet ku është realizuar studimi, përqindja më e lartë e të rinjve më të shqetësuar janë për ndryshimet klimatike si në Zvicër 57 për qind, Spanjë 53 për qind dhe Gjermani 52 për qind.

60 për qind u pajtuan se “të drejtat e njeriut duhet të mbrohen, edhe me koston e ekonomisë”, ku vetëm 15 për qind nuk pajtohen.

‘Kërcënimi më i madh ndër breza’

Duke e prezantuar raportin, drejtori i Amnesty për Spanjën, Esteban Beltran tha se: “Në çështjen e të drejtave të njeriut, ndryshimet klimatike janë një kërcënim i madh ndër breza”.

Ndërsa ndryshimet klimatike kryesuan listat e shqetësimeve në nivel botëror, në nivelin kombëtar, korrupsioni përmendet më së shpeshti – nga 36 për qind e të anketuarve.

Kjo u pasua nga paqëndrueshmëria ekonomike 26 për qind), ndotja 26 për qind pabarazia e të ardhurave 25 për qind, ndryshimet klimatike 22 për qind dhe dhuna ndaj grave 21 për qind.

Këshilltarja për ndryshimet klimatike e Amnesty, Chiara Liguori, paralajmëroi se qeveritë po tërhiqen nga premtimet e tyre në marrëveshjen e klimës së Parisit të vitit 2015 për të mbajtur lidhje të forta midis të drejtave të njeriut dhe mjedisit.

Një 22-vjeçar kilian Karyn Watson, për të drejtat e njeriut dhe aktivist mjedisor, i tha Al Jazeera: “Të rinjtë po protestojnë për këtë sepse nëse ne nuk veprojmë tani, nuk ka asnjë rrugëdalje. Luftimi për ndryshimet klimatike nuk ka të bëjë vetëm me të rinjtë. E ardhmja e njerëzve, ka të bëjë edhe me të tashmen tonë. Është urgjente sepse njerëzit që janë më të margjinalizuar në shoqëri dhe të drejtat e të cilëve janë më të prekshëm janë shpesh ata që vuajnë nga ndryshimet klimatike.”

Ndërsa Josefina Mella, një aktiviste nga Kili, tha:  “Në vendin tim, ka vende ku ndotja është aq e keqe, saqë fëmijët sëmuren nga sëmundjet e frymëmarrjes dhe ky studim është me të vërtetë i rëndësishëm sepse tregon se të rinjtë janë të vetëdijshëm për problemet e ndryshimeve klimatike. Ne e dimë se kjo shkon paralelisht me të drejtat e njeriut.

“Njerëzit nuk mund të thonë ah, jo, kjo është diçka që shqetëson vetëm të rriturit”. Ata duhet të dëgjojnë gjithashtu të rinjtë”, tha ajo.

Sondazhi vjen në mes të protestave në mbarë botën, për të cilat Amnesty tha se kryesisht udhëhiqen nga të rinjtë dhe studentët të cilë denoncojnë dështimin për të adresuar korrupsionin, pabarazinë dhe shpërdorimin e pushtetit.

“Për të rinjtë, ndryshimi i klimës është një nga sfidat e epokës sonë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i Amnesty International Kumi Naidoo. “Kjo është një thirrje zgjimi për udhëheqësit tanë botërorë.” (Motilokal)