Reklame:

Specialisti denoncon -Insekticidi “Alverde 24” ne Shqiperi nuk ka lende aktive!

Specialisti i njohur i bujqesise Pandi Boçi ka denoncuar me fakte nga ana e tij, cilesine e preparateve qe tregtohen ne shqiperi. Ne nje interviste ne emisionin e perjavshem Agronews ne Radio Lushnja, specialisti i bujqesise dhe Doktori i Shkencave zoti Boçi ka denoncuar cilesine e insekticidit “Alverde 24” i cili tregtohet ne vendin tone.

“E kam testuar personalisht ne parcelen time te kultivuar me laker per te luftuar krimbin e murrem por nuk me dha asnje lloj rezultati. Te njejtin preparat “Alverde 24” te kompanise Basf e kam blere ne Selanik ne shtetin fqinj te Greqise dhe rezualtati ka qen i menjehershem. Kete fakt e denoncoj publikisht dhe me kopetence te plote. I bej thirrje AKU dhe institucioneve te tjera te Ministrise se Bujqesise te marin masa per preparatet qe importohen apo ambalazhohen ne shqiperi sepse nuk kane lende aktive dhe per pasoje nuk japin asnje rezultat ne luftimin e demtuesve dhe mbrojtjen e bimeve”.- theksoi zoti Pandi Boçi.

Pyetjes se gazetarit Bylykbashi se ndoshta preparatet qe amballazhohen ne vendin tone jane te skaduara specialisti Boçi u pergjigj – “Nuk dyshoj se mund te jene te skaduara apo per nje standard te dyfishte ne prodhim nga kompania Basf, por dyshoj dhe jam pothuajse i bindur se preparateve ne shqiperi i mungon lenda aktive, çka nenkupton se gjate ambalazhimit per tregtimin ne vendin tone u hiqet lenda aktive ose eshte ne vlera teper te ulta dhe nuk kane efektshmeri.”

 

Jane te shumte fermeret te cilet jane ankuar per cilesine e preparateve, farerave dhe plehrave ne shqiperi sepse nuk kane efektshmeri dhe cilesine e duhur, por fatkeqesisht ky problem ka shkuar ne vesh te shurdher. Pandi Boçi eshte i pari specialist i bujqesise i cili ka bere nje denoncim publik dhe ka pohuar se ne shqiperi preparatet jane jo te efektshem, fakt i cili eshte testuar nga vet ai me te njejtin insekticid “Alverde24” te blere ne Greqi.
Ne linkun e meposhtem mund te ndiqni te plote intervisten e Specialistit te bujqesise dhe Doktorit te Shkencave Pandi Boçi dhene per emisionin Agronews.