Reklame:

Ja cili eshte ushqimi me i konsumuar ne te gjithe boten

Orizi i cili është në qindra varietete në menunë tonë të përditshme dhe shumë i dashur për çdo popull e kontinent mbetet ushqimi më i konsumuar në botë.

Përdorimi kulinar i kësaj bime barishtore (Oryza sativa), vërtetohet për herë të parë në Azi, ku tashmë konsumohet që prej 10.000 vjetësh dhe ende mbetet ushqimi kryesor për miliarda njerëz.

Pastaj, përmes Greqisë, orizi u përhap gjithashtu në Evropë, duke u vlerësuar për vetitë ushqyese dhe tretshmërinë e lehtë. Përshtatshmëria ndaj territoreve dhe temperaturave të ndryshme ka siguruar sukses në çdo cep të botës.

Përveç orizit (dhe drithërave), midis ushqimeve më të njohura në mbarë botën, dallohen edhe makaronat dhe pica të cilat janë specialitete të Italisë por preferohen në të 5 kontinentet.