Reklame:

Lojrave Olipmike/ Ndertohen 18,000 shtreter nga produkte te riciklueshme!

Lojrat olipmike marrin gjithmonë një vëmendje të veçantë, kjo dhe për shkak të mënyrës se si ato organizohen por dhe atmosferës që krijojnë. Këtë vit, lojrat olipmike do të organizohen në Tokoi, dhe mesa duket në fokus do të jetë kujdesi ndaj natyrës.

Një nga produktet që janë prodhuar për këtë kampionat 2020, janë shtretërit prej kartonit të riciklueshëm. Dyshekët për shtretërit do të formohen nga materiale polietileni që do të ripërdoren për produktet plastike pas organizimit. Do të jenë 18,000 shtretër të nevojshëm për Lojërat Olimpike, dhe 8,000 për Paralimpiadën. Gjithashtu, dhe medaljet për Lojërat Olimpike në Tokio 2020 janë bërë tërësisht nga produkte të riciklueshme.
Shtretërit do të jenë të gjatë 2.10 metra dhe prodhuesit thonë se do të jenë në gjendje të mbajnë një peshë prej rreth 200 kg, që është më shumë se çdo atlet i peshuar në Lojërat Olimpike 2016 në Rio.
Si pjesë e planeve për të qenë më ‘’miqësorë’’ me mjedisin, pishtari Olimpik është prodhuar nga mbeturinat e aluminit dhe podiumet nga mbeturinat e ricikluara shtëpiake dhe detare plastike, ndërsa energjia elektrike do të vijë nga burime të rinovueshme.
Lojërat Olimpike në Tokio zhvillohen midis 24 korrikut dhe 9 gushtit 2020 dhe Paralimpiada nga 25 gushti deri më 6 shtator.