Reklame:

“Unaza Bujqesore e Myzeqese”, FSHZH informon per ecurine e punimeve!

Fondi Shqiptar i Zhvillimit njofton lidhur me ecurinë e punimeve për projektin e Unazës Bujqësore në Myzeqe.

Projekti në total prej 11 kilometra do t’i shërbejë drejtpërdrejt rritjes së aksesit të fermerëve në tregje, në zonat rurale dhe urbane.

Në lotin 1, Ngurrëz Fieri i Ri – Kashtbardhë kanë përfunduar shtresat asfaltobeton, në rrugë dhe degëzime, sinjalistika horizontale dhe vertikale, si dhe vendosja e barrierave metalike (guard rail), konkretisht:

në segmentin “Sistemim Asfaltim i rrugës Lumi Seman – Rrotondo Ishëm” 0.99 km

 në segmentin “Sistemim Asfaltim i rrugës -Ngurrez e Madhe”4.64 km

 në segmentin “Sistemim Asfaltim i rrugës Fieri i Ri -Kashtbardhë” 5.48KM” njofton FSHZH.

FSHZH evidenton se kjo ndërhyrje më financim të Qeverisë Shqiptare do të lidhë të gjithë zonën me autostradën Lushnje-Berat, duke synuar rritjen e prodhimeve bujqësore e blegtorale dhe krijimin e mundësive për aktivitete të reja ekonomike, për 15 mijë banorë përfitues direkt.