Reklame:

Masat mbrojtese ndaj gjedheve nga semundja e “lekures me gunga”

Me qëllim që të ndalohet hyrja dhe shpërhapja e sëmundjeve dhe dëmtuesve të cilët mund të shkaktojnë dëme të mëdha ekonomike në blegtori, prodhim të zvogëluar te kafshët dhe shpenzime shtesë për suzbimin dhe shkatërrimin e tyre, por edhe që të mos bjerë reputacioni i fermave dhe të mos humbasë besimi te konsumatorët i cili mund të çojë në zvogëlimin e shitjes,  Blegtorëve u rekomandohet të marrin një sërë masash (masa biosigurie) të cilat duhet të zbatohen në fermë. Biosiguria është përgjegjësi e pronarit (ai duhet të bëjë plan për zbatimin e tyre dhe të njëjtin ta zbatojë), të punësuarve dhe vizitorëve të fermës. Masat e biosigurisë lidhen me zbatimin e praktikës së mirë higjienike në fermë.

Çdo blegtor duhet të sigurojë:
Ferma të ketë vetëm një hyrje dhe dalje;

Të vendosë shenjë parandaluese/hyrje e ndaluar;
Të kryejë dezinfektim të këpucëve, duarve gjatë hyrjes dhe daljes nga ferma;
Të vendosa barriera për dezinfektim në hyrjen dhe daljen nga ferma si dhe në hyrje dhe dalje të çdo objekti;
Të përdorë veshje mbrojtëse gjatë punës e cila duhet të jetë e pastër dhe e dezinfektuar vazhdimisht;
Të izolohen në karantinë të gjitha kafshët e reja të blera;
Të izolohen kafshët e sëmura (që të ndahen kafshët e sëmura, me mundësi në një hapësirë të veçantë);
Punëtorët të cilët punojnë me kafshët e sëmura mos kenë qasje te kafshët e shëndetshme në fermë;
Ta pastrojë rregullisht bërllokun nga objektet, të paketohet dhe hidhet sipas masave;
Të mbahet evidencë për gjendjen shëndetësore të kafshëve (periudha kohore e shfaqjes së sëmundjes, numri i kafshëve të sëmura dhe të ngordhura);
Të kryhet kontroll i ushqimit të punëtorëve në fermë, më mirë është që ferma të sigurojë ushqim që të anashkalojë futjen e ushqimit me prejardhje të panjohur;
Të lëshohet ndalim për të punësuarit të mos mbajnë kafshë të njëjta me ato që kultivohen në fermë;
T’u vendoset ndalim i gjuetisë të punësuarve.
Është jashtëzakonisht e rëndësishme të kryhet kontroll i lëvizjes (hyrjes) së kafshëve në fermë, lëvizje në ambientin e fermës si dhe lëvizje jashtë fermës.
Të mbahet evidencë dhe azhurnim i numrit të kafshëve të fermës.
Të mbahet evidencë mbi lëvizjen e kafshëve në objektet e fermës;
Të mbahet evidencë e të gjitha kafshëve të reja (shenjë identifikimi, data e mbërritjes);
Të izolohen në karantinë të gjitha kafshët e reja në afat prej mbi 14 ditë për gjedhët;
Të blihen kafshë me status të njohur shëndetësor të cilat posedojnë certifikatë për gjendjen shëndetësore;
Nëse kafshët (gjedhët) çohen në pazarin për bagëti kur të kthehen të mbahen të izoluara nga kafshët e tjera në afat prej mbi 14 ditësh të kafshëve jashtë fermës (data e daljes dhe destinacionit);
Të mbahet evidencë e çdo lëvizjeje të kafshëve të egra dhe të buta në fermë (të vendoset gardh përkatës);
Të kufizohet lëvizja e qenve dhe maceve në fermë;
Të mbahet evidencë e kafshëve të ngordhura dhe të kryhet mënjanimi përkatës i tyre nga ferma.

Eshtë e domosdoshme të vendoset kontroll i lëvizjes së njerëzve në fermë, lëvizja në ambientin e fermës dhe dalja nga ferma me ndërmarrjen e masave të mëposhtme:
Vendosje e evidencës për vizitorëve në fermë (data e vizitës, adresa e jetesës, profesioni, kontakti me kafshët);

Të kufizohet lëvizja e vizitorëve në fermë – lëvizje vetëm i shoqëruar nga personi i autorizuar;
Të përdoret pajisje mbrojtëse dhe dezinfektim gjatë vizitës në fermë;
Të kontrollohet lëvizja e punëtorëve në fermë (në punëtor të shërbejë në një objekt me kafshë, të mos ketë lëvizje të punëtorëve nga pjesa pastër te pjesa e papastër e fermës);

Të vendoset ndalim për punëtorët për takim me kafshë të tjera jashtë fermës. Pjesë e masave të biosigurisë të cilat duhet të vendosen në fermë është edhe vendosja e kontrollit të lëvizjes së automjeteve dhe pajisjeve gjatë hyrjes në rrethin e fermës dhe gjatë daljes nga ferma duke u ndërmarrë këto masa:
Mbajtja e evidencës për hyrje dhe dalje të automjeteve për sjellje të ushqimit, ujit, plehrave dhe materialeve të tjera;
Dezinfektim i obliguar i automjeteve gjatë hyrjes dhe daljes në fermë.
Është jashtëzakonisht i rëndësishëm edhe kontrolli i ushqimit dhe ujit për kafshët;
Të kryhet furnizim me ushqim dhe ujë që të jetë higjienik dhe vetëm nga burime të sigurta;
Ushqimi dhe uji të magazinohen dhe ruhen në kushte të përshtatshme në fermë.

Është e patjetërsueshme të ndalohet hyrja dhe shumimi i brejtësve dhe insekteve nëpërmjet zbatimit të programit efektiv për dezinfektim, dezinsektim dhe deratizim me masat e mposhtmë:

Vendosje e gardhit përkatës në të gjithë sipërfaqen e fermës i cili duhet të vendoset nën tokë minimum 50 centimetra;
Të vendosen rrjeta në dritare, dyer, hapjet për ventilim.
Të përdoren mjete efikase për shkatërrim të brejtësve dhe insekteve.
Kafshët duhet të jenë të mbrojtura nga thumbimi i insekteve:
Të përdoren mjete kundër insekteve (repelenta) në përputhje me udhëzimin e prodhuesit dhe me mundësi të mos kenë karencë për qumështin dhe mishin;
Të vendosen rrjeta në hapjet e objekteve për kafshët (dritare dhe dyer);
Kafshët të mbahen të byllura në stallë e cila ka mbrojtje kundër hyrjes së insekteve e cila trajtohet rregullisht me insekticid në periudhën kur insektet janë më aktive, përkatësisht nga orë 19.00 në mbrëmje deri në orën 08:00 në mëngjes.

Përdorim me kujdes i plehrave me prejardhje shtazore. Plehu me prejardhje shtazore i tërheq insektet (mizat, mushkonjat dhe insektet e tjera) të cilat e luajnë shumë lehtë
rolin e vektorëve – mbartës të sëmundjeve ngjitëse të caktuara te kafshët dhe njerëzit. Insektet ushqehen me materie organike të plehut, i vendosin vezët në të (larvat) dhe shumohen. Sa më e madhe të jetë sasia e plehut me prejardhje shtazore aq më i madh është numri i insekteve, kurse kështu rritet edhe rreziku i shfaqjes së sëmundjeve ngjitëse.

Shkaktuesit e sëmundjeve (viruset, bakteret, parazitët) mund të shumohen dhe të mbahen në jetë në vektorë edhe gjatë kushteve të papërshtatshme (gjatë dimrit) ose vektorët mund ta mbartin shkaktuesin mekanikisht, nga kafsha te kafsha si për shembull, shkaktuesin e sëmundjes së lëkurës me gunga. Insekte të caktuara në mënyrë të pavarur ose me ndihmë të erës mund të kalojnë largësi më të madhe (2-100 kilometra) dhe kështu ta mbartin sëmundjen më larg se vendi ku është shfaqur ajo. Që të ndalohet shumimi dhe dimërimi i larvave në jashtëqitjen e kafshëve është e nevojshme ajo të përpunohet në mënyrë përkatëse dhe të kompostohet sepse aty zhvillohet temperaturë e cila me siguri i shkatërron larvat.

Plehu i marrë në këtë mënyrë mund të përdoret për plehërim të sipërfaqeve bujqësore. Kultivuesit e kafshëve duhet të pastrojnë rregullisht jashtëqitjen e kafshëve (çdo ditë), ta mbledhin, sa më larg objektit për kafshë apo vendit ku qëndrojnë kafshët dhe ta mbulojnë me mushama plastike. Që të shkatërrohen larvat është e dëshirueshme të kryhet dezinsektim i plehut me mjete larvicide, mundësisht organike. Është e rëndësishme të hiqen pajisjet ku mblidhet dhe qëndron uji sepse uji i ndenjur krijon kushte të përshtatshme për shumim të insekteve.