Reklame:

Dita Boterore e Edukimit Mjedisor – 26 Janar 2020

Në çdo 26 janar shënohet Ditën Botërore e Edukimit Mjedisor. Kjo ditë ka datën e saj me origjinë nga 1972, që ka të bëjë me Deklaratën nga Konferenca e Kombeve të Bashkuara për mjedisin jetësor të mbajtur në Stokholm, Suedi, në qershor të vitit 1972, në të cilën përshkruhet nevoja për kriteret dhe parimet e përbashkëta për t’i ofruar njerëzimit frymëzimin dhe udhëzimin botëror për ruajtjen dhe përmirësimin e mjedisit.

Konferenca në fjalë u bëri thirrje qeverive dhe popujve, që të punojnë së bashku, për të ruajtur dhe përmirësuar mjedisin, për të mirën e njeriut dhe pasardhësve të tij.

Problemi i mbrojtjes së mjedisit dhe edukimit mjedisor është aq i rëndësishëm sa Dita Botërore e Edukimit Mjedisor festohet më shumë se një herë në vit. Kongresi Botëror i Edukimit Mjedisor (WEEC) bëhet në 14 tetor, por shumë organizata të tjera mjedisore e mbajnë edhe në 26 janar.

Rezultatet e përpjekjeve tona për ta mbajtur mjedisin pastër do të jenë jetë-shkurtra nëse ne nuk i kushtojmë vëmendje mjaftueshëm edukimit mjedisor. Edukimi mjedisor është një fushë shumë-disiplinore që synon që të mësojë njerëzit dhe komunitetet se si njerëzit mund të kontrollojnë sjelljen dhe ekosistemet për të jetuar në mënyrë të qëndrueshme.

Me fjalë të tjera, edukimi mjedior është hartuar për të na mësuar se si të jetojmë në harmoni me natyrën dhe të zvogëlojmë ndikimin njerëzor në mjedis.

Lëvizja moderne për edukimin mjedisor fitoi njohje ndërkombtare dhe në një moment të rëndësishëm për shkak të Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Mjedisin Njerëzor që u zhvillua në Stokholm në qershor 1972.

Në mbledhjen plenare të 21-të të Konferencës, u miratua e ashtuquajtura Deklaratë e Stokholmit. Dokumenti përmbante 26 parime në lidhje me mjedisin dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Një nga parimet ishte “Edukimi mjedisor është thelbësor”.

Detyra kryesore e Ditës Botërore të Edukimit të Mjedisit është të theksohet rëndësia e edukimit mjedisor si një disiplinë shkencore që i kushton vëmendje të veçantë dimensionit shoqëror të problemeve mjedisore dhe përqendrohet në krijimin e vetëdijes, njohurive, aftësive dhe motivimit për të adresuar, zgjidhur dhe parandaluar këto probleme.
Edukimi mjedisor eshte në çdo nivel dhe në çdo sferë të jetës, duke ia drejtuar secilit nga ne, qoftë i mitur apo i rritur, mashkull ose femër, i varfër apo i pasur, akademik apo bujk, politikan ose aktivist i shoqërisë civile, etj… nuk duhet ndërprerë kurrë.