Reklame:

Shendeti i bleteve eshte parandalimi me i mire i semundjeve, Praktika me e mire e kujdesit per to

Termi ‘’empati’’ që përdoret rëndom nga shkencëtarët , do të thotë ndjeshmëri e ndarë. Gjërat që rrjedhin nga i njëjti burim, kanë diçka të ngjajshme në përjetimin e brëndshëm të përbashkët.

E gjithë jeta përfaqëson në vetvete,një të tërë të vetme. Nuk ka diçka të madhe dhe diçka të vogël. Gjithëçka formon një unitet organik. Ajo që thotë shkenca, astrologjia dhe teologjia janë të njëjta. Të treja deklarojnë po të njëjta gjëra. Të gjitha takohen në një pikë. Të studiohet fara, embrioni, veza(pjella) që vendos në hojza nga mbretëtresha. Nëse ne do të kishim mundësi ta pyesnim vezën, farën, dhe të njiheshim me hartën gjenetike e saj, nga përgjigjia ‘’ku qëndron idea jote’’ne do ta ndërtonim me kohë kopjen e përfunduar të qënies sonë Bletë. Pikërisht në vezën e ngjajshme është fshehur program i përfunduar.
Bleta ka një kujtesë më të vjetër e më të thellë, jo thjeshtë për detyrat e punës dhe jetës së përditëshme. Kjo kujtesë përbën thelbin që përmbledh gjithë përjetimet e pambarimta. Kjo quhet ‘’engrammë’ , e rënjosur thellë brënda qënies.

Po çdo të thotë shëndet te familja e bletës.
Ne duhet të përpiqemi ta kuptojmë atë. Nëse në pyesim mjekun human, se cili është përcaktimi i shëndetit ,( jo rrallë), si rregull ai do të thotë vetëm se shëndeti – është mungesë e sëmundjeve. Ky përcaktim është negative. Pse? Sepse ne barazojmë shëndetin me terma të sëmundjes. Shëndeti është gjëndje positive, një gjë positive, sëmundja negative. Kjo ndodhe me bletarë, (fletë pa pushim, për sëmundjen, ilaçin ‘’e mirë’’ që ka përdorur etj.

Si mundësi e vetëme shpëtimtare per shendetin është natyra, sëmundja është një sulm ndaj natyrës. Shëndeti ekziston si një i tërë , sëmundja vjenë nga rasti në rast, shëndeti është diçka e thellë, sëmundja diçka siperfaqësore. Gjykimi se shëndeti është atje ku nuk ka sëmundje është i gabuar.
Çdo familje blete ka pest(bleta puntore është bartëse, por jo e sëmurë), ka nosemosis, askoferoze, acarapidios, varrosis etj. Po këto janë në çdo familje. Por kjo nuk do të thotë se familja eshtë e sëmurë. Kjo është një bashkëjetesë, si për gjithë qëniet e gjalla. Në se familja është e shëndetëshme efekti i tyre negative është minimal. Përdersia ne nuk e njohim harmonin e brëndëshme, pra është diçka e panjohur, në bëjmë përpjekje të shpëtojmë nga sëmundja.

kosheret e bleteve
kosheret e bleteve

Burimi i shëndetit është harmonia brëndëshme. Sa të çlirohemi nga një sëmundje mund të dali një tjetër. Se ne nuk kemi bëre asgjë për harmonin e brëndëshme nga e cila varet shëndeti. Të dallojmë përfundimisht: Çfarë është shëndeti i familjes së bletëve? Çfarë është sëmundja? Shëndeti është gjithëçka. Është natyra, bletët i kanë qëndruar mbijetëses së tyre(pa ndihmën tonë) duke ruajtur shëndetin. Punojnë që të kenë një harmoni të përgjithëshme, ku çregullimet dhe sëmundjet të kenë sa më pak vend. Përballimin e jetës, ta kenë sa më të lehtë.
Po sëmundja çfarë është? Nuk është natyrë e bletëve, është tendence, kalimtare, është diçka negative, ne merremi shumë me të ,dhe pak me bletët. Nuk duhet të harrojmë se një bletë e sëmurë nuk shpëton. Një familje e shëndetëshme e prekur nga sëmundja pastrohet, shëndoshet.
Infeksioni gjenë vënd, në familje të dobta, pa pregatitura, me çregullime etjj. Si të gjithë qëniet e gjalla, edhe bleta në ecurinë e saj natyrale ka armiqët esaj, ata kanë qënë dhe dote jenë sa të jetë. Por si qëniet e tjera, si edhe njerëzit,natyra e dëmtuar nga ‘’armiku’’ i saj njeriu, ja ka vështirësuar jetën, ia ka prish rregullin,harmonin me ndërhyrjet e shpeshta, duke filluar nga vjelja e gjithëçkaje, që ajo ka grumbulluar (pa menduar për nevojat e saj, në një natyrë ku po njeriu ka vënë dorë, duke e prishur atë). Ndërhyrjet të pa mbështetura në arsyetim teknik, gjoja për ti ardhur në ndihmë, pa e ditur se e ka të nevojshme, jo vetëm nuk ndihmon, por bënë të kundërtën, i prish gjithë rregullin që me shumë vështirësi është munduar ta arrij. Pra, po prish shëndetin bletrës. Një gjë po vrehet re: bletarët po i vënë më shumë rëndësi barnave për të mjekuar bletët , sa nevojave bazë që ka bleta për të qënë sa më e shëndetëshme për ta përballuar jetën dhe të japi prodhimin e pritshëm.

Ushqimi dhe te ushqyerit ështe vëtëm një pjesë e shëndetit te bleteve. Por shëndeti i bletëve përmbledh mjaft gjera p.sh, Mbreteresha jo normale, blerja e mbrertëreshave, e paketave, pitet të tejmbushura me pesticide (që është mëlçia e familjes), rinovimine tyre, dizefektimi i koshereve dhe kornizave, ushqimin e bletëve me mjalt te infektuar, transferimi i kornizave, menaxhimi i familjeve ne dimra te ftohtë dhe ne dimra të ngrohet, ushqimi i gatshëm i pa kontrolluar, sigurimi i ujit, inspektimi i koshereve ne kohe dhe pa kohë, invertimi jo normal i ushqimit.
Kurimi i bletëve pa patur asnje kontroll qe është i nevojshëm ose, përdorimi i barnave për bletë (vetëm se ka figuren e bletës, ose të ka thenë dikush) këto dhe mjaft të tjera që u vihet theksi nga organizmat ndërkombetare përbëjnë kompleksin qe ne e quajmë Shëndeti i bletëve të mjaltit. Përmirësimi dhe zgjidhja e aplikimi i praktikave të mira të bletarisë nuk do të thotë që bletët nuk do të sëmuren më, por incidenca e sëmundjeve do të ulet mundësia e higjenizimit ëshhtë më e mire dhe bletët e përballojnë më mire. (Nga Profesor Agim Nelaj per te gjithe Bletaret)