Reklame:

Subvencioni per bimet mjekesore/ Deri ne 1 milion leke per mbjelljet e reja

Qeveria ka miratuar mbështetjen per zhvillimin e bimëve mjekësore dhe aromatike, si një sektor me potencial të rëndësishëm në rritjen e punësimit dhe ekonominë e vendit.

Skema kombëtare e mbështetjes 2020, subvencionon fermerët që do të mbjellin bime mjekësore e aromatike në vlerën 200 000 lekë për hektar, por jo më shumë se 1 000 000 lekë për fermerët individualë dhe për grup fermerësh, ndërsa për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor (në vijim, SHBB), jo më shumë se 4 000 000 lekë.

Udhëzimi që shoqëron skemën kombëtare të mbështetjes, përcakton se, sipërfaqja e mbjellë për fermerët individualë duhet të jetë jo më pak se 0.2 ha, për grup fermerësh, jo më pak se 1 ha në një bllok të vetëm, për SHBB-të, jo më pak se 5 ha. Madhësia e ngastrës të jetë jo më pak se 0.2 ha, kur nuk është në bllok.

Shqipëria është një vend i pasur me bimë mjekësore dhe është aktor kryesor në tregjet ndërkombëtare.

Bimë mjekësore dhe aromatike gjenden në sasi të konsiderueshme në vendin tonë dhe krijojnë mundësi punësimi për rreth 100 mijë familje që jetojnë në zonat rurale të vendit.

Me rreth 500 hektarë sipërfaqe të kultivuar me bimë mjekësore dhe aromatike, Shqipëria është lider në prodhimin dhe eksportimin e këtyre pasurive natyrore.

Sektori i bimëve mjekësore dhe aromatike gjeneron rreth 18 milionë euro nga eksporti, i listuar si sektori i dytë më i madh në eksportin bujqësor.