Çalimi infektiv i deleve (Nekrobakterioza)

Është sëmundje specifike e dhenëve por prek edhe dhitë, lopët, drerët etj. Zakonisht shfaqet në çdo stinë të vitit por më tepër shfaqet në përiudhat me lagësht (pranverë). Shkaktohet nga Fusobacterium Necrophorum, zakonisht infeksionet e Dichelo bacter janë ndihmës të infeksionit të F.Necrophorum, që shumë shpesh haset së bashku në vatrat infektive.

Zakonisht inflamohet lëkura në mes te thundrave. Gjendja e plagës mund të përkeqësohet nga  kullotat, dheu, shpimet etj. Gjithashtu edhe të ushqyerit e dobët gjatë stinës së dimrit mund te shkaktoj uljen e imunitetit te delet dhe dhitë, dhe më pas mund të vije deri te infesioni.
Duhet te kemi parasysh edhe faktin se me rastin e blerjes së deleve të cilat mundë të jen të infektuara dhe mund të bartin sëmundje te tufa e dhenve në fermë.

Shënjat klinike
Ndër shenjat më kryesore është Çalimi, pezmatimi i thundrës, dhimbja në mes e thundrës, dhe me prekje zona e pezmatuar është e ndjeshme. Gjatë përpunimit të thundrës vërehen indet nekrotike, shpesh edhe me kanale të thella dhe kafshët gradualisht dobësohen.

Diagnoza
Diagnoza bëhet nëpërmes histopatologjisë, shënjave klinike dhe analizave laboratorike.

Mjekimi
Ndonjëher te format e lehta mjafton banjëzimi i këmbëve, pra ndërtohen bazenet me dimensione 6m gjatësi 10 cm thellësi, ndërsa gjerësia sipas madhësisë së tufës.
Në bazen hidhet 10% e Sulfatit të zinkut ose Formalinë 5% dhe kafehsët detyrohen të futen nëpër këtë tretësirë.
Në rastet më të rënda bëhet edhe mjekimi parenteral nga veterinerët.