Reklame:

Apopleksia- Kalbezimi i bardhe i trungut te hardhise

Deri para 10-15 vjetësh kësaj sëmundjeje nuk i kushtohej rëndësi se perse shfaqej te hardhitë dhe bimët më të vjetra. Por vitet e fundit fillon shfaqja e saj edhe në të mbjellat e reja dhe në hardhitë më të reja me moshë 2-5 vjet. Ekziston një mendim i ekspertëve se kjo sëmundje është një bakter i vjetër i vreshtave, thonë se ekziston që nga koha e romakëve. Sëmundja është komplekse, sepse kalbëzimi i brendshëm i palcës së trungut është vetëm një nga simptomat që ndodhin gjatë sulmit mbi të. Rezultati përfundimtar i sulmit të saj është tharja e të gjithë bimës.

Shfaqja në të mbjellat të rrushit dhe bimëve më të vjetra, përveç se vihet re se edhe shtresa të veçanta sintetizojnë më tepër taninë, kurse të tjerat më pak. Kështu baza Rupetris sintetizohet dhe përmban më tepër taninë se shtresat e tjera dhe varietetet e hardhive të shartuara në të janë më të ndjeshme dhe sulmohen më tepër nga kjo sëmundje në raport me shtresat e tjera. (Ruparia dhe të tjera).
Shfaqja e infektimit te bimët e reja, hardhitë mundësohet midis të tjerash dhe nga mbjellja e tyre në sipërfaqe ku janë shkulur të mbjellat e vjetra dhe të infektuara duke u shpërhapur kështu infektimi, kurse shfaqja e simptomave mund të jetë shumë vjet më vonë.
Duke pasur parasysh se cilët janë shkaktuesit dhe cilat janë simptomat e shfaqura ka dy lloje të apopleksisë: Vyshkja apoplekse dhe tharja te më të vjetrat dhe vyshka apoplekse dhe tharja te fidanët më të rinj të hardhisë.
Në shkaktimin e apopleksisë marrin pjesë më tepër kërpudha të cilat njohuritë e tanishme i japin këto tre: Phaemoniella chlamydospore, Phaeoacremonium aleophilum, Fomitiporia mediterranea.

Këto kërpudha si saprofite (në pjesën e vdekur të bimës) në tokë dhe në bimët e infektuara në natyrë janë të afta që të përshtaten me të gjitha kushtet në natyrë, dhe në vreshta, që në momente të caktuara të përshtatshme ta infektojnë bimët kështu që në varësi nga kushtet e caktuara infektimi dhe shkatërrimi i bimës zhvillohet shpejt ose vazhdon një kohë më të gjatë.
Infektimi bëhet kur fara e këtyre parazitëve do të futet ose do të jetë në kontakt me trungun e hardhive nëpërmjet hapjeve të ndryshme të kryera pas krasitjes së hardhisë ose nga insektet, akujt etj., ose nëpërmjet hyrjes në tokë brenda në sistemin rrënjor.

Në plagët e krasitjes krijohet sipërfaqja më e madhe dhe më e shpeshtë me trungun e vdekur i cili është një mjedis i këndshëm për fillim dhe zhvillim të mëtejshëm të shkaktuesve të kësaj sëmundjeje. Çfarëdolloj stresi i përjetuar nga shkaktuesit klimatikë dhe agroteknikë është moment i dobësimit të imunitetit dhe fillimit të sëmundjes. Nga  njohuritë e deritanishme kërpudha Phaeoacremonium aleophilum shumohet gjatë verës dhe në këtë periudhë i realizon infektimet dhe prandaj është gjetur shumë pak në indin e sëmurë të trungut të hardhisë.

Kërpudha Phaemoniella chlamydospora chlamydospora shumohet dhe zhvillohet gjatë gjithë vitit prandaj dhe mund të kryejë infektim të drejtpërdrejtë në plagët e bimës gjithë kohën. Shfaqja e simptomave është, në bimët individuale apo në më shumë në vende të caktuara të mbjellave dhe, në verë, pasi kohës me shi dhe vetëtima të cilës i ka paraprirë thatësira dhe temperaturat e larta. Deri në fillimin e simptomave, rritja dhe zhvillimi ishin normale.

Zhvillimi i sëmundjes mund të bëhet me shpejtësi duke çuar në eska-apopleksi të vërtetë karakteristike për hardhitë dhe vreshtat e reja apo shfaqet në formë kronike me dobësimin e ngadaltë të bimës e ndjekur nga simptoma të caktuara të masës vegjetative të gjethes, që është karakteristikë për bimëve të vjetra të hardhisë dhe për vreshtat e vjetër. Eska- apopleksia e vërtetë fillon me vyshkje e masës së gjelbër në një pjesë të bimës apo në të gjithë bimën, gjethet e humbin shkëlqimin dhe e gjithë masa e gjelbër fillon të marrë ngjyrë gri në kafe dhe për disa ditë ndodh tharje e pjesshme ose e tërësishme e bimës që ndiqet me plasaritje në njërën anë të bimës.

Te shfaqja e ngadalshme kronike e kësaj sëmundjeje gjethet zbehen dhe pjesëve të hardhisë te varietet e bardha bëhen të gjelbra dhe të verdha, kurse te varietetet e kuqe të hardhisë ato thahen. Në pjesët e vdekura edhe përkrah kësaj mbetet një zonë e hollë e gjelbër kështu që nëse shihet gjethja nga anash sipërfaqja ka pamje si këmbë tigri. Gjethet që i ka kapur më tepër kjo sëmundje bien. Sëmundja fillon në pjesën e sipërme të lastarëve dhe përparon drejt majës. Gjatë kësaj faze të shfaqjes së apopleksisë intensiteti i simptomave ndryshon nga viti në vit dhe bimët e hardhisë mund të pas disa vitesh, kurse në një kohë të caktuar këto simptoma mund të mos shfaqen. Te veshulët e varieteteve të bardhë, mund të vihen re njolla blu në të zezë në fillim të pjekjes.

Në varietetet e kuqe, kjo simptomë shihet rrallë. Apopleksia e ngadalshme sipas simptomave mund të ngatërrohet shumë lehtë me mungesën e magnezit ose me një mungesë ekstreme të ujit (stresit të ujit), kurse forma e shpejtë të apopleksisë me plagë përgjatë hardhisë Armillaria mellea. Në të dy sëmundjet, një pjesë e drurit brenda në trung është i butë dhe shkërmoqet lehtë me ngjyrë të bardhë apo të verdhë e ndara nga pjesa e shëndetshme me një skaj të ashpër dhe të hollë kafe në të zezë. Për shkatërrimin e eska-apopleksisë mbizotëron mendimi se shfaqja dhe shkatërrimi i saj është, i mundshëm vetëm me ndërmarrjen e masave të caktuara agroteknike parandaluese sepse nuk ka fungicidë të regjistruar për luftim të kësaj sëmundjeje.

Si parandalim nga ekspertiza profesionale jepen këto masa:
1. Duhet të këmbëngulet që krasitja të bëhet më vonë në pranverë (muajin mars) sepse është dëshmuar se krasitja e hershme në dimër i bën bimët më të ndjeshme ndaj kësaj sëmundjeje sepse ato në këtë periudhë janë në prehje vegjetative dhe me mungesë apo aktivitet të zvogëluar të fuqive imune të tyre.

2. Nëpërmjet krasitjes bëhen plagë me hapje më të madhe (diametër jo më i madh se 2 cm), kurse nëse bëhen të tilla, por edhe me çfarëdo lloj madhësi të jenë, duhet të lyhen me një prej këtyre mjeteve: dyllë për kalema, vaj të kuq, pastë e bërë me jashtëqitje gjedhi dhe hi të situr në raport 60:40. Kjo nevojitet sepse palca e prekur e trungut të padezinfektuar është vendi i përshtatshëm
për zhvillimin e mëtejshëm të poreve (farës) së shkaktuesve të apopleksisë.

3. Nëse trungu i hardhisë është tharë tërësisht rekomandohet shkulja e hardhive të sëmura dhe djegia e tyre larg vreshtit dhe dezinfektim i vendit. Si solucion që gjendet lehtë dhe që nuk është helmues propozoj 0.1% solucion ujë i peroksidit të hidrogjenit H2O2 në sasi prej 10 litrash, pas vendit të djegur, ose hi druri ose degë hardhie prej 1-2 kg për gërmime (tokë neutrale dhe acide). Nëse është tharë vetëm pjesa mbitokësore, apo një pjesë e saj rekomandohet shkulje e tërësishme dhe djegie e pjesës mbitokësore dhe dezinfektimi dhe lyerja e prerjes. Është e mundshme edhe ripërtëritje e hardhisë me një prej lastarëve të shëndetshëm të pjesës së sipërme sepse nuk ka sëmundje në to.

4. Krasitja me gërshërë të dezinfektuara paraprakisht duhet së pari të bëhet te bimët e shëndetshme, kurse pastaj te ato të sëmurat.

5. Përdorimi i plehut organik duhet në sasi më të madhe dhe tërësisht ta zëvendësojë përdorimin e atij mineral sepse ato i përmirësojnë rrënjësisht kushtet për jetë te hardhitë.

6. Përdorimi i hirit prej hardhive dhe drurit në sasi 50-100 kg për dynym në toka të cilat kanë aciditet deri te ato me reagim neutral gjithashtu mund t’i përmirësojnë kushtet për jetën e hardhive.

7. Të mos ngrihet vresht i ri mbi vreshtin e vjetër, të kihet kujdes për gjendjen shëndetësore të kalemave, kalemat duhet të ruhen dhe transportohen në tallash druri.

8. Në fund të them se në internet gjenden të dhëna për përdorimin e fungicideve me materie aktive Karbendazim
– preparate Karbendazim dhe Bavistin FL dhe materie aktive cyproconazole
– preparat Alto 100.