Reklame:

Ventilimi dimeror ne kosheret e bleteve

Për dimërim të bletëve janë shkruar me mijëra faqe, por njohuri të dëshmuara shkencërisht nuk ka. Vazhdon te jete prezente akoma vdekshmëria e madhe dimërore. Shkatërrohen edhe koshere të tëra, kurse midis shkaqeve kryesore për vdekshmërinë në dimër janë: lagështia dhe dioksidi i karbonit, të cilat duhet të eliminohen në kohë nëpërmjet hapjes së shtratit apo të dyshemesë prej rrjete. Kjo nënkupton se avulli i ujit dhe dioksidi i karbonit duke rënë poshtë do të arrijnë deri në dysheme dhe nëpër shtrat dalin jashtë.

Këtë largim të gazrave të dëmshme do ta përshpejtojmë nëse dyshemeja është rrjetë. Ndihmon shumë edhe kur dyshemeja është e ngritur. Nëse nuk kemi do ta shfrytëzojmë shtresën e mjaltit me apo pa kornizë. Ajri i freskët dhe i ftohtë i cili hyn nëpërmjet shtratit do ta shtyjnë dioksidin e karbonit dhe avullin e ujit nga dyshemeja e lartë dhe shtresa e mjaltit dhe me ngadalë do të ngrohet dhe do të shkojë sipër deri te dërrasa mbuluese, aty do të ftohet dhe do ta marrë avullin me vete dhe së bashku me ajrin tjetër të shfrytëzuar bien poshtë si më të rënda, duke rrëshqitur nëpër periferinë e kllasterit dhe duke e ftohur atë bien poshtë deri në dysheme dhe nëpër rrjetë dalin jashtë nga kosherja. Në fund të dyshemesë këto gazra të shfrytëzuara ndahen në dy drejtime.

Drejtimi më i rëndë i dioksidit të karbonit bie poshtë, kurse drejtimi më i lehtë d.m.th. avulli i ujit mbetet sipër dhe bën myk në kornizat me bukë blete dhe kornizat me mjaltë si dhe në kornizat bosh. Vendin e këtyre gazrave të dëmshme duhet t’i zërë ajri i freskët duke i shtyrë nëpër hapjet të cilat i përmendëm më sipër. Që të tejkalohet kjo dhe që bjerë sa më shpejt poshtë hiqen një ose dy korniza nga anët e kosheres, kurse kështu hapet hapësirë e re për qarkullimin e ajrit. Sa korniza do të heqim varet nga lagështia e vendit ku dimërojnë bletët. Rajonet e lagështa kërkojnë që të hiqet më tepër se një kornizë që të hiqet më tepër se një kornizë.

Kështu mundësohet zvogëlimi i mykut dhe të ketë vazhdimisht sasinë e nevojshme të oksigjenit. Në koshere me harxhimin e ushqimit, kllasteri shkon lart nëpër kapelën prej mjalti për 2 cm në muaj. Kështu nëpër koshere shfaqet hapësirë më e madhe ku do të qëndrojë avulli dhe dioksidi i karbonit, kurse nëpërmjet kësaj zmadhohet edhe lagështia. Kjo ndodh nga fundi i dimrit që të eliminohen këtë gazra të dëmshme nevojitet të hapet shtrati i sipërm i cili deri atëherë ka qenë i mbyllur. Kështu kontribuojmë të mos shfaqet shtrat i hershëm në sasi të madhe dhe shfaqja e mykut.

Për dimërim të suksesshëm përveç sasisë së mjaftueshme të ushqimit duhet të ketë dhe bletë amë të re dhe cilësore, bletë të reja dhe të shëndetshme dimërore rreth 20.000, sasi të madhe të ajrit të freskët dhe nxjerrje me sukses të avullit të ujit dhe dioksidit të karbonit. Nëse bletari e siguron këtë atëherë duhet të jetë i sigurt se bletët do të jenë ashtusiç i ka lënë në vjeshtë. Në periudhën e dimrit nuk nevojitet ngrohje deri në shfaqjen e shtratit të parë dhe shkatërrimit të kllasterit, sepse ngrohja mund t’i dëmtojë. Do t’i kushtoj më tepër vëmendje heqjes së avullit nga kosherja sepse ky është faktori më i madh i cili shumë shpejt e shkurton jetën e bletëve. Bletët të mbledhura në kllasterë kalojnë nga regjimi anaerob i jetës përkatësisht zmadhohet përqindja e dioksidit të karbonit dhe zmadhohet oksigjeni.
Për këtë qëllim bletari është i obliguar të bëjë:
RREGULLIM TË HAPJES SË KOSHEREVE
Kosherja shpesh ka dy postamente, të sipër dhe të poshtëm. Kushtet dimërore kërkojnë mbyllje të postamentit të sipërm, ngushtim të të poshtmit dhe vendosjen e krehërit. Postamenti i poshtëm është i gjerë vetëm disa centimetra saç ka rrugë të mbushura me bletë në koshere.

Kështu kryhet qarkullim më i vogël oksigjenit në koshere. Oksigjeni i tepërm e prish regjimin dimëror të jetesës së bletëve. Prandaj postamenti i sipërm është i mbyllur. Postamenti qëndron kështu derisa të shfaqet shtrati kur zmadhohet edhe menjëherë nevoja për oksigjen. Atëherë e hapim postamentin e sipërm, kurse të poshtmin e zgjerojmë sipas forcës së shoqërisë. Në koshere në dimër duhet të mbretërojë paqja dhe të mos hapen kosheret pa qenë nevoja sepse kështu humbet edhe shumë ngrohtësi.

VENDOSJA E MBROJTËSIT NGA ERA NË KOSHERE
Mbrojtës të tillë nga era mund t’i përgatisë vetë bletari dhe zbatimi i tyre është shumë i thjeshtë, e mbron shoqërinë e bletëve nga ftohja e shpejtë. Mbrojtësi nga era (dërrasa) i vendosur pjerrtas në
postament nuk lejon të fryjë ajër i ftohtë në koshere, kurse shërben që të mos mbyllet postamenti nga ndikimet atmosferike si dëbora, akulli etj. Në dimër bletët nuk preferojnë të transportohen në kohë të ftohtë në ndonjë vend më të mbrojtur sepse mund të shkëputet ndonjë pjesë e kllasterit dhe kjo çon drejt vdekjes së sigurt.
Duhet t’i kushtohet vëmendje shprehjes “Era e fryn mjaltin nga kosherja”. Nga ndikimet e jashtme (era) bletët mund t’i mbrojmë, por jo dhe brenda kosheres ku shfaqen qarkullime të ajrit. Që t’i eliminojmë pasojat nga këto qarkullime të ajrit është mirë që bletarët të përdorin dysheme me rrjetë e cila në dimër e lëshon më shpejt avullin e ujit dhe dioksidin e karbonit, kurse në verë të ketë ndikime pozitive.

Që të hiqen avulli dhe dioksidi i karbonit nga kosherja siç thamë edhe më sipër mund të shërbejë edhe dyshemeja e thellë si dhe vendosja e ndonjë shtrese tjetër, të cilat do të shërbejnë si paradhomë që të mos godasë ajri i ftohtë drejtpërdrejt në kllaster, por kur të ngrohet ngadalë ngjitet lart kah kllasterit. Ajri i ngrohur arrin deri në qendër të kllasterit dhe ngjitet sipër deri te dërrasa mbuluese ku kondensohet. Me shfaqjen e shtratit në fillim të marsit mund të vendoset mbi kllaster folio plastike (najlon) ku do të mblidhen pikat e avullit të kondensuar, kurse do të ndikojë pozitivisht shoqërisë së bletëve që të furnizohet me pjesën e nevojshme të ujit për shtratin.