Reklame:

SH.M.U. – Parashikimi i motit per javen e ardhshme

Vendi pritet të përfshihet javën e ardhshme nga luhatje të forta. Referuar njoftimit të Shërbimit Meteorologjik deri në mesjavë, ashtu siç duket dhe në tabelë, ndikimi i erërave të ngrohta jugore do të sjellë mot me diell e vranësira si dhe temperatura pranverore.

Ditën e enjte, rrymat arktike që pritet të përfshijnë Europën, në vend do të sjellin reshje shiu, shtrëngata e rrufe në bregdet, ndërsa reshjet e dëborës parashikohet të përfshijnë një pjesë të territorit. Në juglindje, do të mbeten të pranishme deri mëngjesin e të premtes. Temperaturat, nën ndikimin e erërave të ftohta do të pësojnë rënie si më poshtë.

SH.M.U këshillon që deri në mesjavë “të mbani xhaketa të lehta e ndërsa të enjten çadrat dhe rrobat e trasha nuk duhet t`ju mungojnë!”