Reklame:

Kultivimi i Melit

Meli e ka prejardhjen nga India dhe është një nga bimët më të lashta. Ai është i pasur me hekur dhe magnez që është shumë e rëndësishme për personat anemikë, kurse përbërja e tij minerale ndikon pozitivisht mbi funksionimin e sistemit nervor. Kokrra përdoret në ushqimin e kafshëve shtëpiake, para së gjithash, për ushqim të shpezëve dhe zogjve shtëpiakë. E gjithë bima mund të përdoret për ushqim të bagëtisë si në gjendje të thatë ashtu edhe të njomë. Kokrra në industri mund të përdoret për prodhim të alkoolit dhe birrës.

Vetitë biologjike dhe morfologjike
Sistemi i rrënjës tek meli është i ndërtuar njëjtë si tek drithërat e tjera – një rrënjë parësore e cila degëzohet dhe ka më tepër degë dhe degëza. Arrin thellësi deri në një metër dhe ka fuqi të madhe thithëse. Kërcelli është me qime të vogla dhe mund të arrijë lartësi 70 deri në 100 cm. Fruta është kokërr me ngjyrë të verdhë – pesha 1000 kokrra peshojnë 4-8 gram, kurse pesha në hektolitar është 70-75 kg. Vegjetimi zgjat 60-20 ditë.

Temperatura mesatare gjatë periudhës së vegjetimit duhet të jetë mbi 15 gradë, sepse nën këtë temperaturë rritja dhe zhvillimi i melit ngadalësohet. Është e përshtatshme gjatë vegjetimit temperatura të jetë mbi 20-25 gradë. Meli është bimë e ditës së shkurtër, ka nevojë për shumë dritë dhe nuk duron hijen. Menjëherë pas melekuqes, meli është bima më rezistente ndaj thatësirës, mund të durojë thatësirë deri në një muaj e gjysmë dhe pastaj të vazhdojë me rritjen. Megjithatë, për zhvillim dhe rritje normale ka nevojë për sasi të mjaftueshme uji, prandaj reagon mirë ndaj ujitjes. Më mirë rritet në toka të thella, pjellore dhe të strukturuara me reagim të dobët deri në neutral të aciditetit.

Agroteknika e prodhimit të melit
Pjelloria e tokës
Parakultura të mira janë përzierjet e mashurkave, ato me rrënjë të thella dhe barëra të ndryshme, kështu që mund të rritet me sukses në kullota dhe livadhe të lëruara. Meli është parakulturë e mirë për shumë kultura bujqësore dhe mund të mbillet si kulturë e dytë dhe e tretë gjatë një viti.
Përpunimi i tokës
Shtresa sipërfaqësore duhet të jetë e imët dhe e përgatitur mirë sepse fara e melit mbillet në sipërfaqe me thellësi të vogla. Në një sipërfaqe mesatare pjellore duhet të hidhen 100 kg/azot, 130 kg/fosfor dhe rreth 90 kg/kalium. Për kulturë të dytë, sasia e plehrave duhet të zvogëlohet me 1/3.
Kujdesi për të mbjellat
Pas mbjelljes duhet të ketë kontakt të mirë midis farës dhe tokës. Nëse prej mbjelljes deri në mbirje bëhet një kore me shtypje do të lehtësohet mbirja. Zhvillimi dhe rritja fillestare e melit janë
të ngadalshme, prandaj barërat e këqija mund ta tejkalojnë lehtë dhe ta mbyllin melin, prandaj është e nevojshme kohës pas kohe të hiqen barërat e këqija. Nëse mbjellja është me rreshta toka
duhet të kultivohet.
Mbjellja e melit
Mbjellja bëhet me mbjellëse në reshta në largësi prej 10-12 cm ose në largësi më të madhe, 20-30 cm. Sasia e farës mund të lëvizë 15-25 kg/ha. Thellësia e mbjelljes lëviz nga 2 deri në 4 cm. Meli kryesisht mbillet në gjysmën e parë të muajit maj, ku temperatura e truallit është mbi 12 gradë.
Korrja dhe magazinimi
Zakonisht piqet në mënyrë jo të njëtrajtshme, kurse korrja bëhet me kombajnë dhe rendimenti mund të arrijë 3t/ha farë. Tharja, magazinimi i farës kryhet në mënyrë të njëjtë si edhe tek gruri. Në gjendje të thatë kokrrat mund të ruhen për një kohë më të gjatë sepse nuk mund të zhvillojë myk që është me rëndësi për ruajtjen e vlerës ushqyese të melit. Ekzistojnë lloje të ndryshme të makinerive për tharje si ato me ajër të ngrohtë ose me gazra të ngrohta të cilat e thajnë kokrrën me lagështi mbi 16%. Tharja nuk duhet të kryhet në temperaturë mbi 40%.