Reklame:

Keshilla per plehrimin e perimeve

Plehërimi i perimeve duhet bërë 15-20 ditë pas mbjelljes në toke, kur bimët fillojnë të formojnë frytet

Me këtë perimeve u jepet ushqimi i domosdoshëm, posaçërisht në kohën e rritjes intensive. Por kushti është që bimët ta kenë marrë plehërimin bazik, sepse me plehërimin e mëvonshëm kjo nuk mund të kompensohet. Plehërimi është mirë të bëhet pas shiut, në mbrëmje.

Nëse nuk ka shi, tokën para se ta plehërojmë e vadisim, në mënyrë që të mos bëhet koncentrimi i tepruar i plehut, pasi që mund t’i dëmtojë rrënjët e bimëve.

Azoti është i domosdoshëm për fotosintezë. Mungesa e tij manifestohet me rritje të ngadalësuar të bimës, kurse gjethet e vjetra zverdhen. Azoti i tepruar bimët i bën më të buta dhe kështu bima nuk është rezistente ndaj morrave të bimëve dhe ndaj sëmurjeve të kërpudhave. Prandaj në verën e vonshme duhet ndërprerë ushqimin me azot të bimëve që dimrin e kalojnë jashtë, në mënyrë që ato të piqen dhe të forcohen mjaftë para dimrit vijues.

Fosfori e ndihmon metabolizmin e rregullt energjetik të bimës dhe ofron informata për trashëgiminë. Nëse në tokë nuk ka mjaft fosfor, bima mbetet mbrapa në zhvillim, gjethet marrin ngjyrë të kuqe kurse mungon lulëzimi. Teprica e fosforit në tokë në bimë nuk vërehet, por mund të ketë problem lidhur me absorbimin e hekurit dhe manganit nga toka në bimë.

Kaliumi cakton se sa ujë do të marrë bima. Nëse në tokë nuk ka mjaft kalium, bima fillon të vyshket si nga maja po ashtu edhe nga anetë gjetjeve, së pari gjethet e vjetra. Rezistenca e bimës bie, kështu që dëmtuesit e sulmojnë. Nuk është mirë që të ketë kalium më tepricë nga se shkaktohet nekroza e gjetheve që mund të vërehet sikur gjethet digjen, kurse bima merr sasi tëpamjaftueshme të kaliumit dhe magnezit nga toka.

Magnezi posaçërisht është i rëndësishëm për fotosintezë. Mungesa e tij vërehet kur gjethet fillojnë të zbardhen, kurse nervat janë ende të blerta por jo edhe hapësira midis tyre, e cila merr ngjyrë të verdhë. Nuk është mirë që të ketë edhe sasi të tepërt të magnezit në tokë, sepse atëherë e pengon marrjen e kaliumit dhe të kalciumit. Në rastin konkret kjo do të thotë se me plehun azotik (KAN dhe urea) duhet të ushqejmë bimët, të cilave dëshirojmë tu shtojmë rritjen dhe tua zgjasim periudhën e vegjetacionit, që veçanërisht arrihet mirë tek perimet gjethore.

Me plehun e kaliumit gjithashtu shpejtojmë rritjen dhe zhvillimin e perimeve, por edhe pjekjen e pjesëve vegjetative dhe gjenerative. Bimët do të bëhen rezistente ndaj sëmurjeve dhe temperaturave të ulëta.
Është e nevojshme që bimët të ujiten me përbërje plehu.

Plehu NPK mineral ose KAN shkrihet në ujë dhe me këtë tretje me dorë ujitet rreth çdo bime, duke u kujdesur që të mos lagen gjethet. Para përdorimit të tretjes, rreth bimës duhet bërë një vije të cekët në të cilën derthet tretja me pleh.
Do të ishte ideale që kjo vije të jetë 6-7 centimetra larg nga bima kur kemi të bëjmë me ushqimin e parë dhe 15 cm larg me rastin e plehërimit të dytë, sepse tani rrënjët janë zgjeruar më shumë.

Me plehun tretur në ujë mundet thjesht të ujitet midis radhëve të bimëve, posaçërisht nëse bimët janë të shpeshta.