Reklame:

Organizimi i kullotjes se kafsheve

Organizimi i kullotjes së kafshëve në kullosa nuk është i rregulluar mirë sepse kemi terene që asnjë herë nuk shfrytëzohen nga kafshët për tu kullotur ndërsa në anën tjetër kemi terene të ngarkuara me shumë kafshë që nuk i përballon dot kullosa.
Kullosat ndikojnë pozitivisht në shëndetin e kafshës sepse kafsha është në lëvizje dhe vazhdimisht në rreze të diellit.

Kullosa paraqet mënyrën më të mirë e të ushqyerit sidomos për ripërtypës si lopë, dele dhe dhi. Kullosat kanë këtë përbërje kimike:- Ujë 70-80%- Proteina të tretshme 1.5-3- Yndyrë 0.7-3- Celeulozë 3-7- Minerale 3.7- Kalcium 0.15.

Bari i njomë i kullosave ka sasi të mëdha të vitaminave si ajo B, K dhe C por, ju mungojnë si vitamina D ashtu edhe sasia e Natriumit.

Por në rastet kur sasia e Natriumit është e vogël patjetër kafshëve duhet tiu japim kripë për të plotësuar nevojat ushqyese dhe për tiu dhënë oreks ushqyes. Disa nga kullosat kanë mungesë edhe të lëndëve minarale siç janë Bakri, Kobalti dhe Magnezi. Pos tyre disa kullosa kanë edhe disa elemente ende të paidendifikuara ushqyese te cilat ndikojnë në shëndetin e kafshës, në efektet e riprodhimit etj.

Lëndët ushqyese të cilat gjenden në kullosa kanë koeficint të lartë të tretshëmërisë si te lopët, delet dhe te dhitë deri në 75% dhe për këtë kullosat kanë më shumë përparësi tek ripërtypësit sesa te jopërtypësit- Te Kali 60%- Te derri deri në 50%.

Në Amerikë 50% e prodhimit të qumështit sigurohet nga kullosat dhe rritja e viçave bëhet deri në 78% në kullosa ndërsa delet 90% të kohës mbahen në kullosa.

Faktorët që ndikojnë në përbërjen e kullosave
– Përbërja botanike e kullosave
– Fenofaza e zhvillimit
– Lloji dhe cilësia e kullosës
– Klima
– Teknologjia e shfrytëzimit të kullosave

Teknologjia e shfrytëzimit të kullotave
Tek ne zakonisht në viset kodrinoro malore kafshët lëshohen më herët në kullosa pergjithesisht gjate muajit prill dhe fillim të majit ndërsa në rrafshe ne fillim te majit dhe deri në qershor.
Për të lëshuar kafshët në kullosa gjatësia e barit duhet të jetë minimum nga 5 cm deri në 15 centimetra. Numri i madh i kafshëve në kullosa ndikon shumë negativisht sepse mundësia për tu regjeneruar bari në atë rast është shumë e vogël.

Kullosës i duhen deri në 60 ditë të regjenerohet mirë kur kullotet nga delet kurse kur shfrytëzohet nga lopët i nevojiten 30 ditë. Por, edhe numri i vogël i kafshëve për njësi sipërfaqe të kullosave ndikon keq në to sepse mbeten sipërfaqe të pashfrytëzuara dhe në to dalin barojat e kqija dhe bari humb aftësinë regjeneruese.

Kullosa i plotëson kërkesat me lëndë ushqyese për gjedhe, dele, dhi kuaj dhe pjesërisht për derra dhe shpezë. Gjedhet e këpusin barin më lart, kuajt pak më posht ndërsa delet e këpusin barin shumë ulët nga toka. Delet zgjedhin barin që konsumojnë duke bërë kështu një seleksionim të barit.

Me këtë rast lihen sipërfaqe të pashfrytëzuara nga to dhe krijojnë mundësinë e paraqitjes së barojave të kqija. Delet poashtu janë kafshet qe më së shumti e demtojnë kullosën pasi që ato shkojnë në tufa te medha dhe me këmbët e tyre dëmtojnë shumë barin.