Reklame:

Greqia nuk ka mbrojtur ujerat e saj nga nitratet e bujqesise, BE gjobe prej 3.5 milion euro!

Greqia nuk mbron si duhet lumenjtë dhe akuiferët nga ndotja si pasoje e produkteve bujqësore, dhe për këtë arsye u urdhërua të paguj një shumë të madhe prej 3.5 milion eurosh .

Vendimi i Gjykatës së Drejtësisë të BE vjen pas një mosmarrëveshje të gjatë ligjore. Për herë të parë në 2015 greqia nuk kishte arritur të përcaktonte disa zona të prekshme, përfshirë atë të rrafshit të Thesalisë dhe lumit Evros, e karakterizuar nga prania e masave sipërfaqësore dhe nëntokësore të ujit me një përqendrim të nitrateve më të mëdha se 50 miligram për litër dhe as nuk kishte parashikuar ndërhyrje të nevojshme.

Në vitin 2019, Gjykata gjithashtu vuri në dukje se ende nuk ishte bërë asgjë dhe prezantoi një apel të ri, për të cilin Athina, u përgjigj kësaj radhe me një dekret ndërministror që kishte bindur Komisionin se vendi më në fund kishte marrë të gjitha masat e nevojshme për ekzekutimin e këtij dënimi, megjithëse vonë.

Dhe kjo vonesë i ka kushtuar shtrenjtë. Në aktvendimin e sotem, Gjykata deklaron se “Greqia nuk ka arritur të përmbushë detyrimin e saj për të zbatuar aktvendimin e vitit 2015, pasi që, në fund të afatit të caktuar nga Komisioni (5 Dhjetor 2017), si Shtet Anëtar nuk kishte marrë masat e nevojshme për ekzekutimin e vendimit dhe marjen e masave per nitratet ne ujrat e saj ”. Prandaj Gjykata vëren se ” asnjë program veprimi i parashikuar nga direktiva nuk ishte miratuar brenda afatit të kërkuar , Greqia është e dënuar të paguajë një shumë të madhe prej 3.5 milion euro per kete arsye”.

http://www.agrifoodtoday.it/ambiente-clima/grecia-inquinamento-acque.html