Reklame:

Kungulli Baternat, i domosdoshem per shendetin e njeriut

Baternat (Cucurbita moschata)është kungull muskant, por quhet edhe si kungull me aromë ose kungull sheqer. Ky është kungull me cilësi të jashtëzakonshme, shije dhe aromë specifike, të cilat më tepër përkujtojnë në aromën e bostanit ose pjeprit. Emri, baternat (Butternut) buron nga Amerika dhe në përkthim do të thotë „gjalpë“.
Lloji të cilin e kultivojmë ka formë të dardhës dhe  kryesisht është i mbushur me tul. Tuli i frutit është i trashë dhe i shijshëm, i ëmbël, me konsistencë fine dhe me ngjyrë të errët portokalli. Nga të gjithë kungujt, ky është më i mirë për byrek, ëmbëlsira dhe për ushqime të tjera. Përpunimi themelor i tokës duhet të jetë deri në 40 cm thellësi gjatë përpunimit në vjeshtë. Në pranverë duhet të mbyllet brazda për shkak të lagështisë, të bëhet përgatitja si për mbjelljen e misrit.

Mbjellja kryhet me mbjellëse pneumatike për misër, me pllaka të veçanta të cilat kanë dyfish më pak vrima sesa në rastin te misri. Pasi mbijnë kryhet kultivimi me kultivues për misër 2 ose 3 herë përderisa vegjetacioni e lejon këtë gjë. Hapësira prej 10 cm ku është mbjellë kungulli, por i cili nuk është përpunuar me kultivator, duhet të prashitet me dorë ose me makina. Nevojitet pH-vlera e nevojshme e tokës të jetë 6,5 – 7,5.
Me zbatimin e drejtë të teknologjisë fitohen 25.000 kg për hektar me çmim prej 0,14 €/kg ose 3.000 – 4.500 €. Neto të ardhurat me teknologji janë rreth 2.600 €.

Kungulli Baternat mbillet në fushë rreth 25 prill, ndërsa temperatura e tokës duhet të jetë më e lartë se 10ºС. Mbillet me dorë ose me makina mbjellëse pneumatike për misër. Fidanët mbillen në distancë prej 140х30 cm. Me atë arrihet të mbillen rreth 22.000 bimë për hektar. Mbillet në tokë e cila është përgatitur në mënyrë identike si për mbjelljen e misrit. Gjatë mbjelljes së rasatit ose farës me dorë nevojitet paraprakisht të përgatiten brazdat me mekanizim përkatës.

Në tokë pjellore kungulli mund të mbillet disa vjet në parcelën e njëjtë, por nëse ekziston mundësi për rotacion të kulturës, sigurisht duhet të shfrytëzohet. Nuk ka nevojë të trajtohet kundër sëmundjeve dhe insekteve. Barishtet largohen me ndihmën e kultivuesit për misër dhe duhet të shkulet me dorë sipërfaqja e pa kultivuar në gjerësi prej 10 – 15 cm ndërmjet bimëve. Operacioni i kultivimit duhet të përsëritet 2 deri në 3 herë derisa bima ende është e vogël.

Ekziston mundësi edhe për mënyrë tjetër të largimit të barishteve, për barishte me gjethe të vogla lejohet trajtimi me herbicide. Rekomandohet hedhja e plehut, kombinim me Guanito, Pheniks dhe Italpollina. Nuk duhet të harrohet se baternat kërkon pleh më të dobët krahasuar me shumë kultura të tjera kopshtare. Hedhja e plehut varet nga kultura paraprake dhe nga rezultatet e fituara nga analiza kimike e tokës.

SËMUNDJE DHE DËMTUES
Kungulli baternat nuk është i eksponuar ndaj sëmundjeve as ndaj sulmeve nga insektet. Megjithatë propozojmë mbrojtje parandaluese me preparat prej bakri (Nordox) deri në fazën e lulëzimit. Propozohet edhe trajtimi me biostimulues si dhe me ushqim nëpërmjet gjetheve, ndërsa lloji i ushqimit varet nga faza teknologjike. Dëmtime të caktuara mund të shkaktohet nga kërmij, nga minjtë e fushës еtј.

MBLEDHJA DHE MAGAZINIMI
Kungulli baternat, varësisht nga koha e mbjelljes dhe nga kushtet klimatike, mblidhet në korrik, gusht deri në tetor, sigurisht para akullit. Rregullisht mblidhet kur frutat fillojnë të fitojnë ngjyrë të verdhë pa njolla të gjelbra. Mblidhen frutat prej 550 deri në 1600 gram. Në kushte kur ka lagështi rekomandohet të mblidhen më herët, që të mos ndodhë paraqitja e njollave në vendet ku fryti e prek tokën.
Pa mbledhjes në verë, kungulli duhet të vendoset në hapësirë që të ftohet në 14-16ºС. Kështu e ftohur është e gatshme për paketim dhe transport. Në temperaturë prej 16ºС kungulli mund të ruhet deri në 12 muaj. Ruajtja deri në janar dhe shkurt garanton çmim të blerjes më të lartë se 25%, ndërsa humbja gjatë magazinimit matet me promil.

KUNGULL I PASUR ME VITAMINA
Baternat është i pasur me sheqer, nisheste, acide organike, fermente, vitamina (A, B, C, E) dhe kripëra minerale ( Kalium, kalcium, fosfor, hekur) dhe mikroelement. Kungulli muskant mund ketë deri në 20 mg ß-karotin në 10 kg fryt, që është për dy herë më tepër se në karota. Gje e cila këtë fryt e vendos në vend të parë nga të gjitha produktet bimore të cilat njeriu duhet ti konsumojë. Efektet shëruese të kungullit muskant bazohen në sasinë e madhe të paktin pektinës e cila lidhet për materiet helmuese të sistemit të tretjes dhe kështu e pastron organizmin, e përmirëson punën e veshkave, zemrës dhe enëve të gjakut. Frutat janë me ngjyrë të verdhë – portokalli. Në gatim përdoret në mënyrë të njëjtë si patatja – për byrek, bukë, brumë, supa, ëmbëlsira etj.