Reklame:

Pelikanet e pare “thyejne” karantinimin

Ne ishullin e Pelikanit ne Parkun Kombetar Divjake-Karavasta diten e sotme kane çelur zogjt e pare te Pelikanit Kaçurrel.
Ky ka qene edhe lajmi i bukur i ketyre diteve ku i gjithe vendi gjendet ne Karantine. Ky informacion i shumepritur ka shoqeruar urimin e Dites se Veres nga AdZM Fier diten e sotme.
Ne nje postim te Dr. Ardian Koçi krahas urimit behet me dije se kane çelur zogjte e parë të pelikanit kaçurrel në koloninë e Karavastasë, të vetmen koloni të këtij lloji në vendin tonë.
-“Ky sezon folezimi duket qe eshte më i suksesshmi i së paku 40 viteve të fundit. Ne shpresojmë dhe urojmë që ky lajm, në një ditë si kjo, të jetë një ogur i mirë mbarësie për një vere të mbarë për të gjithë shqiptarët. Gëzuar Ditën e Verës!” – ka shkruar Drejtori Ardian Koçi ne profilin e tij ne Facebook.