Reklame:

COVID-19/ Policia Lushnje keshillon qytetaret per levizjet e pa autorizuara

Qytetarët shqiptarë ndodhen të izoluar në banesat e tyre, pas masave të marra nga qeveria për COVID-19. Ky që shihni më poshtë është formulari i gjobës, nëse dilni pa leje për pazar.

Në formular shkruhen të gjitha të dhënat e personit që kapet në shkelje. Kryesisht qytetarët që kanë dalë pa leje nga shtëpia janë gjobitur me 10 mijë lekë, ndërsa ata që nuk janë karantinuar, pasi janë kthyer “zona e kuqe” janë gjobitur me 70 mijë lekë.

Ne zbatim te masave te mara efektivet e Komisariatit Lushnje ashtu si çdo dite vazhdojne te monitorojne zbatimin e orareve  nga qytetaret. Masat e mara nga Inspektoret e Policimit ne Komunitet, ne qytet dhe ne zonat rurale kane dhe efektin e tyre pozitv. Inspektoret kane verifikuar autorizimet e qytetareve te cilat duhet ti kene ne telefonat e tyre personal kur dalin per pazar duke dhene edhe keshillime per distancimin social dhe kujdesin qe duhet treguar ne kete periudhe. Natyrisht ka patur edhe nga ata qe jane kthyer per ne shtepi duke i keshilluar apo edhe gjobitur pasi nuk kane te paisur autorizimin e duhur per te levizur.
Masat e mara deri me tani nga ana  e Komisariatit Lushnje kane sjelle nje renie te levizjes e cila ka ardhur edhe si rrjedhoje e ndergjegjesimit se gjithçka eshte ne dobi te shendetit te tyre.

Policia apelon për qytetarët se edhe në ditët në vazhdim nuk do të lejohet asnjë këmbësor të dalë për shëtitje, aktivitet sportiv apo për motive të tjera, përveç emergjencave mjekësore dhe atyre që shkojnë në punë, të cilët duhet të kenë me vete kartën e identitetit dhe vërtetimin e punës nga punëdhënësi.

Për të bërë pazar në qendrat urbane, një pjesëtar i familjes duhet të aplikojë në e-Albania apo në numrin falas 55155, për t’u pajisur me autorizim, ndërsa pensionistët nuk lejohen në mënyrë kategorike të dalin nga banesa.

Qyteti i Lushnjes eshte nje nga qytetet e prekura nga virusi ku fatkeqesisht ka patur edhe nje viktime.
Qellimi i ketyre masave eshte te izoloje perhapjen e COVID-19 dhe ne kete menyre te mbroje shendetin e gjithesecilit prej nesh.

Qytetaret Lushnjare duket se jane te ndergjegjesuar dhe kane kufizuar levizjet e tyre ne kete situate te veshtire per te gjithe duke u treguar  bashkepunues me policine e shtetit por edhe me mbrojtjen e shendetit.