Reklame:

Kina drejt ndalimit te konsumit te mishit te qenve dhe maceve

Pas ndalimit të konsumit të kafshëve të egra, për shkak të lidhjeve të mundshme me shfaqjen e koronavirusit, qeveria e Pekinit ka vendosur të nis nje fushate ndergjgjesimi edhe për ushqimet e bazuara në ‘miqtë me katër këmbë’.

Një traditë e gjatë, e kundërshtuar nga shumë shtete perëndimore, së shpejti mund të përfundonte i jashtëligjshëm. Kina synon, në fakt, te ndalojë konsumimin e ushqimeve të bëra nga mishi i qenve dhe maceve . Kjo u njoftua nga Ministria e Bujqësisë e Pekinit, e cila publikoi një propozim për këtë efekt të Mërkurën 8 Prill.

Propozimi përmban një listë të kafshëve që ende mund të edukohen për mish dhe lesh ose për qëllime mjekësore. Qentë dhe macet nuk janë më pjesë e saj, ndryshe nga kafshët e tjera si dhelprat dhe strucat . Sipas procesit të miratimit legjislativ, kinezët tani mund të shprehin mendimin e tyre për këtë propozim deri në 8 maj.

Gjithnjë e më shumë njerëz kinezë i konsiderojnë qenët si kafshë shtëpiake dhe për këtë arsye nuk pranojnë konsumin e tyre. Sidoqoftë, ministria nuk jep ndonjë shpjegim për heqjen e maceve nga lista. Shitjet e kafshëve të egra kanë qenë të kufizuara që nga muaji shkurt, për shkak të lidhjes midis një tregu të Wuhan që shet mish të papërpunuar dhe pamjes së koronavirusit të ri .