Reklame:

SHMU/ Vranesira dhe reshje shiu ne te gjithe territorin edhe per diten e neserme

Dita e sotme ashtu dhe siç ishte parashikuar nga Shërbimit Meteorologjik Ushtarak filloi dhe u mbyll e vranët ndërsa është shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme kryesisht me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit.

Sasia më e lartë e reshjeve u regjistrua në qytetet si Tiranë, Kukës dhe Vlorë me jo më shumë se 20-30 mm shi. Gjithashtu sot është vërejtur edhe ndjesia e “zagushi-së” pasi edhe pse me mot të vranët temperaturat ishin të larta dhe lagështira në ajër e lartë”, bën me dije SHMU.

Por a do të vijoj kjo situatë edhe për ditën e nesërme? Me sa parashikohet edhe dita e nesërme mbi vendin tonë do të karakterizohet nga moti i vranët në të gjithë territorin. Sipas SHMU përsëri do të na shoqërojnë reshjet e shiut të herëpashershme me intensitet të ulët deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Por prej orëve të pasdites në zonën e veriut dhe atë të qendrës kemi ndërprerje të reshjeve dhe ato mbeten kryesisht në zonën e jugut.

Temperaturat në vlerat e mëngjesit parashikohen nga 5°C në zonat malore deri në 12°C në ato të ulta dhe ato bregdetare. Për shkak të ndryshimit të masave ajrore në më të freskëta se sa sot; nesër pritet një rënie në temperaturat e mesditës. Në këtë mënyrë ato parashikohen jo më shumë se 10°C në zonat malore dhe 18-19°C në ato të ulta dhe ato bregdetare”, njofton Sherbimi Meteorologjik Ushtarak.