Reklame:

Vaksina anti-Covid/ E suksesshme tek majmunet, Pritet te zhvillohen dhe prova tek njerezit

Gjashtë majmunëve u është dhënë një vaksinë anti-Covid e zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit. Ata janë pa koronavirus 28 ditë pas ekspozimit të ndaj virusit.

Rezultati është një shenjë premtuese për vaksinën, e cila gjithashtu po kalon në provat njerëzore. Megjithatë, një version për njerëzit mbetet muaj larg, edhe në skenarin më të mirë.

Eksperimenti i majmunëve u krye në fund të marsit nga shkencëtarë të qeverisë në Laboratorin Rocky Mountain në Hamilton, Montana.

Gjashtë makakë rezus morën një vaksinë të prodhuar nga Instituti Jenner dhe Grupi i Vaksinave të Oksfordit. Ata ishin të ekspozuar ndaj niveleve të rënda të koronavirusit që dihej se kishte sëmurë më parë majmunë të tjerë. Megjithatë, këta majmunë nuk pësuan efekte dhe mbetën të shëndetshëm të paktën 28 ditë më vonë, tha The Times.

Makakë rezus është pothuajse gjëja më e afërt që kemi me njerëzit”, tha Vincent Munster, drejtuesi i Njësisë së Ekologjisë së Virusit në laborator, për Times. (SCAN)