Reklame:

Fermeret te pakenaqur me subvencionin 6% te TVSH-se

Fermerët kanë qenë të pakënaqur prej këtij vendimi per ndryshimin e skemes se subvencionit nga 20% ne 6%. Disa prej tyre kanë flakur produktet në rrugë, në formë proteste. Agropërpunuesit thonë se ky vendim e bën fermerin shqiptar jo konkurrues, e ndërsa disa prej tyre filluan te marin lenden e pare ne vendet e rajonit siç ishte qumeshti.
Ministria e Bujqesise ka pranuar te degjoj ankesat e fermereve per skemen e TVSH por pa e vene ujin ne zjarr sic thote populli. Nuk ka marre asnje veprim per te normalizuar situaten por e ka len sektorin agroperpunues te vazhdoje te kerkoje lend te pare ne vendet e rajonit te cilen e gjen me cmim me te lire sepse atje subvencionet jane reale per fermeret.
Ja cfare shkruan nje fermer ne lidhje me problemet e skemes pre 6% te TVSH ne bujqesi.

“Shqiperia eshte bere si ai zhaku i anruar, anro ne nje ane dhe griset ne anen tjeter. Kjo situat ka ardhur nga keq orientimi dhe nga lenja ne meshire te fatit per kete sektor.
E para eshte TVSH-ja 6 % & limiti 5 mil leke qe e penalizon zhvillimin e ketije sektori dhe ne hapat e me tejshme si grumbullim , paketim , standartizim deri te konsumatori.

Pra eshte rritur kosto fiskale per kete sektor. Grantet dhe subvecionet jane te veshtira per tu implementuar pasi deklarimi financiar nuk eshte korrekt per shkak te skemes 6 % , cka stimulon parajsen e evazionit ne kete sektor. Sistemi financiar mbetet i shtrenjte pasi deklarimi ne kete sektor eshte shume i vogel & barra hipotekore me probleme , cka shkakton pandemi ne kete sektor.

Duke ecur me tej ne konkluzjone reale , e para nuk shofim politika nga dikasteret per kete sektor. Per mua ose duhen politika & strategji te hartuara dhe miratuara nga ekspert dhe te implementohen ne terren po nga monitorimi i tyre ose Shqipetaret te merren me mikro ferma , 50 dele , 3 lope , 50 pula , 30 lepuj , 4 -5 qen , 4-5 mace , 5-6 ha grure e miser , nje kopesht 2 dyn me perime stine , nja 300 ulli dhe 300 peme te ndryshme dhe te jetojne ne harmoni me natyren dhe larg kontaktit me shtetin “.