Reklame:

Teknologjia ne frutikulture, garanton fitimet e fermereve

Perdorimi i teknologjise ne frutikulture perkthehet ne fitime te konsuiderueshme per fermeret te cilet e aplikojne.
Por sipas ekspertit te bujqesise Ilir Pilku çdo fermer duhet te beje nje perllogaritje te kostos se investimit dhe te fitimit qe do te marre me prodhimin.

Shume vite me pare, kerkuesit shkencor ne bote studiuan mundësitë e përdorimit të mbulesave lëvizëse në plantacionet e kultivimit te qershive.

Interesi i kerkimit shkencor ishte ne gjykimin e efektit te përdorimit të mbulesave ne plantacionet e frutikulture dhe matjet ne lidhje me kalibrin e qershisë, rendimentin, cilesine e qershise dhe ndikimin ne hershmeri.

Nje lloj investimi i tille kerkon nje perllogatitje te sakte te perfitimit ekonomik te investimit ne lidhje me produktivitetin, vleren ne treg te produktit dhe kthimin ne vite te investimit. Efektet e matshme lidhen me shkakun e mundësisë së një kontrolli më të madh të mikroklimës nën mbulesen që lëviz, krijimi i një atmosferë shumë më te qetë në pemtore.

Pemët janë më pak të ekspozuara ndaj luhatjeve të erës dhe temperaturës, dëmtimi i gjetheve zvogëlohet. Kjo lejon që pemtorja të përdorë më mirë energjinë për rritjen dhe formimin e bimëve, sesa ta shpenzojë atë për mbijetesë në kushte të pafavorshme. Një pemë më e shëndetshme prodhon qershi që nuk dëmtohen nga era ose insektet, pa kalbje ose infeksione të tjera.

Përdorimi i mbulesave lëvizëse ndihmon për të zvogëluar dëmtimin e produkteve nga shiu, era, breshri dhe dielli i tepert duke ulur shpenzimet ne perdorimin e inputeve bujqesore.
Kerkimi shkencor ka arritur ne rezultat qe lulëzimi nën mbulesen e luajtshme fillon rreth 14 ditë më parë në krahasim me teknologjine tradicionale ne pemtore.

Kjo teknologji ofron daljen e produktit ne treg me aferisht tre javë me pare ne kohe. Investimi ne mbulesa lëvizëse lejojne që plantacioni me qershi të hyje në treg ne nje kohe kur konkurrentët nuk kanë ende produkt.

Kushdo mund te perllogarise qe dalja ne treg me hershmeri 3 javore, ne qershi, do te thote te keni vjelur 70% te produktit, dhe nderkohe keni perfituar nje cmim 2-3 here me te larte se koha e zakonshme e daljes se qershise ne treg. Kthyeshmeria e investimit (IRR) rezulton 22%, pra investimi shlyen vetveten per rreth 4.5 vjet. Ne nje 1ha qershi, kjo teknologji kushton 25-30,000 euro, por perfitimi eshte shume me i larte. Atehere pyetja konsiston ne arritjen e nje rendimenti prej 15-20 ton/ha dhe shitje me nje cmim 100 lek/kg, apo investimi ne kete teknologji qe te sjell nje rendiment 20-25 ton/ha dhe nje cmim mesatar 200 lek/kg?

Investimi ne teknologji kerkon nje konsulence te mire nga eksperte te certifikuar dhe me pervoje te gjate ne kete sektor. Studio e konsulences AFS (Alternative Financing Studio) e ekspertit Ilir Pilku eshte prane cdo fermeri apo sipermarresi per ti ofruar keshillat dhe alternativat per nje sukses te garantuar.