Reklame:

Pa blete nuk ka jete!

Mjalti është një nga produktet më të pëlqyera e më të kërkuara në tregje, jovetëm si ushqim, por edhe si produkt me veti të rralla e të jashtëzakonshme kuruese. E kur flasim për mjaltin, mendja në shkon menjëherë të bletët. Këto të fundit, janë jetike për njerëzimin. E madje, siç e ka thënë dhe Einstein, “Pa bletë s’ka pllenim, s’ka fruta, s’ka kafshë, s’ka njerëz”.

20 maji eshte zyrtarisht Dita Ndërkombëtare Bletëve. Kjo ditë është ndërkombëtare, si datë për sensibilizimin për mbrotjen e bletëve. Dhe, ka qenë pikërisht Sllovenia, shteti që ka lobuar gjatë për këtë ditë. Kjo, pasi në Republikën sllovene, bletët janë të shenjta.

Nga ekzistenca e bletëve, ne sot kemi ushqim me bollëk dhe nëse ato do të zhdukeshin, bota do të mposhtej nga uria, si shkak i mungesë së ushqimit. Kjo, pasi rreth 75 % e të gjitha prodhimeve, kanë faktor kryesor pllenimin që vjen nga bletët. Gati 90 % e llojeve të bimëve të në botë varen, nga pllenimi, së bashku me më shumë se 75% të kulturave ushqimore në botë dhe 35% të tokës bujqësore globale. Jo vetëm që polenizuesit kontribuojnë drejtpërdrejt në sigurinë ushqimore, por ato janë thelbësore për ruajtjen e biodiversitetit.
Për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e pjalmuesve, kërcënimet me të cilat përballen, Kombet e Bashkuara e caktoi 20 majin si Ditën Botërore të Bletëve. Qëllimi është forcimi i masave që synojnë mbrojtjen e bletëve dhe pjalmuesve të tjerë, të cilat do të kontribuojnë ndjeshëm në zgjidhjen e problemeve që lidhen me furnizimin global të ushqimit dhe eliminimin e urisë në vendet në zhvillim.
Të gjithë ne varemi nga polenizuesit dhe, për këtë arsye, është thelbësore të monitorohet rënia e tyre dhe të ndalet humbja e biodiversitetit.

Sipas raporteve, bletët janë nën kërcënim dhe shkalla e tanishme e zhdukjes së specieve është 100 deri 1.000 herë më e lartë se normale për shkak të ndikimeve njerëzore. Afro 35 përqind e polenizuesve jovertebrorë, veçanërisht bletët dhe fluturat dhe rreth 17 përqind e polenizuesve vertebrorë, siç janë lakuriqët, përballen me zhdukjen në nivel global.
Nëse vazhdon kjo prirje, të lashtat ushqyese, të tilla si frutat, arrat dhe shumë bimë do të zëvendësohen gjithnjë e më shumë nga kulturat kryesore si orizi, misri dhe patatet, përfundimisht duke rezultuar në një dietë të pabalancuar.
Praktikat e bujqësisë intensive, ndryshimi i përdorimit të tokës, mono-korrjes, pesticideve dhe temperaturave më të larta që lidhen me ndryshimin e klimës, të gjitha paraqesin probleme për popullsinë e bletëve dhe cilësinë e ushqimit që rritemi.