Reklame:

“Agro Liço” – Fondet IPARD mbeshtesin traditen familjare ne bujqesi

Delegacioni i Bashkimit Europian publikoi sot një video ku tregohet shembulli i Fatos Liços, pronar i Agro Liço, i cili nëpërmjet grantit IPARD Like mundi të ndërtonte një serrë dhe të ndiqte traditën në bujqësi të familjes së tij.

Prej vitesh Fatos Liço ëndërronte të kishte fermën e tij. Pas disa vitesh emigrim në Itali, në vitin 2010 ai vendosi të kthehet në Shqipëri.

“Për disa vite kam qenë emigrant në Itali. Në vitin 2010 vendosa që të kthehem në Shqipëri dhe të ushtroja një aktivitet që gjithmonë më ka pëlqyer që kur isha i vogël. Kjo për shkak dhe të traditës familjare, pasi gjyshërit e mi kanë punuar me bujqësinë në zonën e Lushnjës”, tregon Fatos Liço, pronar i Agro Liço.

Agro Liço

Prej vitesh Fatos Liço ëndërronte të kishte fermën e tij. Pas disa vitesh emigrim në Itali, në vitin 2010 ai vendosi të kthehet në Shqipëri ??. Nëpërmjet grantit #IPARDLike ?? ai mundi të ndërtonte një serrë dhe të ndiqte traditën në bujqësi të familjes ?‍? së tij—For years, Fatos Liço has been dreaming of having his own farm. After several years of emigrating to Italy, in 2010 he decided to return to Albania ??. Through the #IPARDLike ?? grant he was able to build a greenhouse and follow his family's ?‍? farming tradition.#EU4RuralAreas ?? ??European CommissionEU Neighbourhood & EnlargementEuropean External Action Service – EEAS Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe RuralMinistria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Gepostet von European Union in Albania am Freitag, 29. Mai 2020

Agro Liço zgjeroi serrën në 1 hektar pas përfitimit të IPARD like.

“Ky biznes kërkon shumë profesionalizëm. Pra, kërkon që jo vetëm ne të jemi të përgatitur, por edhe fuqia punëtore të jetë e specializuar. Kjo ka qenë gjithmonë një dobësi shumë e madhe, sepse nuk kemi pasur specialistë të mesëm që mund të përdornim. Rrjedhimisht kemi pasur dhe dështime, të cilat me kalimin e kohës u rregulluan”, thotë Liço.

“Në 2011 aplikova për ndërtimin e një serre me fondet e Bashkimit Europian, e cila ka kontribuar në shtimin e fuqisë punëtore, me shtimin e prodhimit si dhe forcimin e fermerëve që punojnë në fushë.