Reklame:

Domatja shqiptare mbaron ne date 9 qershor/ 20 % rritje te sasise se prodhuar ne krahasim me 2019

Domatja është produkti kryesor në peshën e eksporteve dhe paraqet një marzh fitimi të kënaqshëm për fermerët.

Per here te pare ne daten 9 qershor domatja jone ka perfunduar dhe ne treg ka mbetur nje sasi shume e vogel. Nje nga vitet me te mire per fermeret qe kultivojne domate pasi produkti eshte shitur ne tregjet e Europe’s juglindore. Mbi 100,000 ton kane exportuar shqiptaret kete 5 mujor.
Gjatë periudhës 20 Mars – 20 Maj 2020 është vrojtuar zhvillimi i tregut të domates, duke siguruar
informacion nga prodhues potencial dhe grumbulluesit/eksportuesit kryesor. Ky informacion
është ndarë në fasha 10 ditore nisur nga fakti që cmimet e tregjeve lëvizin në varësi të prodhimit
dhe kërkesës për produkt.

Pra sic shikohet në tabelën e mësiperme në monitorimin e cmimeve në 5 fashat e para rezulton:
– Volumi i prodhimit të tregtuar është rritur gjatë vitit 2020 duke përthithur në masën 83% të domates së prodhuar, në krahasim me volumin prej 77% ne 2019.

– Të ardhurat e gjeneruara në vitin 2020 (për vetëm 83% të prodhimit të tregtuar) janë 5,644,650,000
lekë (45,891,463 euro), me një diferencë pozitive prej 326,700,000 lekë (2,656,098 euro) krahasuar me vitin 2019 ku janë arkëtuar rreth 5.317,950,000 lekë (43,235,365 euro).

Zakonisht, luhatjet janë të konsiderueshme në një treg global ku cmimet kanë fluktuacion të shpeshtë. Nderkohë situata Covid-19 në 10 ditëshin e parë të Prillit ka rezultuar me paqëndrueshmëri të tregjeve europiane dhe vecanërisht me kerkesë-ofertë, dhe kjo nuk mund të konsiderohet si një indikator negativ në tregtimin e domates së prodhuar nga fermerët e serrave për 10 ditëshin e parë të Prillit.
E rëndësishme për tu theksuar është që kërkesa për eksport të domates në 2-3 fashat e fundit është rritur ndjeshëm si në volum ashtu edhe në çmim.