Reklame:

PD Lushnje/ Korreshi sqaron procesin e perzgjedhjes se kandidaturave

Partia Demokratike ka filluar perzgjedhjen e kandidateve per deputet dhe per kryetar bashkie propozime te cilat kete here do vijne nga baza. I ftuar ne Emisionin Udhekryq ne Radio Lushnja Kryetari i PD Lushnje Saimir Korreshi sqaroi te gjithe procesin dhe menyren se si do te vazhdoje.

Sipas Korreshit ky eshte nje nga hapat me te rendesishem qe ndermerr nje parti politike ne Shqiperi, bazuar ne praktikat me te mira demokratike, permes te cilit fuqizohet anetaresia, rritet roli i saj dhe garantohet nje lidhje dhe llogaridhenie e forte mes te zgjedhurve dhe anetarit te partise.
Ne cdo grupseksion do te zhvillohen mbledhje me anetaret e PD Lushnje dhe te gjithe do te paraqesin propozimet e tyre per kandidaturat, te cilat do dergohen ne Komisionin e Vleresimit te Kandidaturave, i cili do te ngrihet per here te pare dhe do te verifikoje cdo propozim.

Te vetmit qe nuk do te mund te jene pjese e gares jane personat qe jane subjekt i ligjit te Dekriminalizimit, kane qene funksionar te larte para viteve 90 apo bashkepunetor te sigurimit te shtetit. Sipas PD, grate, te rinjte, te perndjekurit dhe pronaret do te kene nje perfaqesim dinjitoz ne listen e deputeteve te PD.

Ajo qe spikat nga prononcimi i drejtuesit te PD Lushnje eshte se ne kete proces do zhvillohet edhe perzgjedhja e kandidaturave per kryetar bashkie.