Reklame:

Korrja e grurit ne Kosove/ Formohet Shtabi Komunal per korrjet-shirjet ne Komunen e Rahovecit

Me fillimin e muajit Korrik në komunën e Rahovecit ne Kosove, zyrtarisht ka filluar fushata e korrje- shirjeve te grurit.

Pikerisht per kete faze teper te rendesishme per fermeret dhe Kosoven eshte formuar Shtabi Komunal për korrjet-shirjet në Komunën e Rahovecit, për vitin 2020.
Shtabi Komunal i formuar nga Kryetari i Komunës së Rahovecit Z. Smajl Latifi, ka për detyrë që të bëjë përcjelljen e korrjeve-shirjeve në teren, të raportojë tek personat apo Ministrinë përkatëse mbi gjendjen e punëve të cilët po zhvillohen gjatë gjithë kohës së korrjeve-shirjeve.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka ndjekur nga afer nisjen e puneve ne fusha ku ka vizituar fermerin Muharrem Çadraku nga Malësia e Vogël.
Muharremi eshte nje fermer i cili ka të mbjelluar afër 3 Ha grurë dhe pritet të fitojë një rendiment rreth 6.000 kg për 1 Ha.

Muharrem Çadraku, sot ka filluar korrjen e grurit nga fermeri Blerim Çadraku, ku përveçse është pronar i autokombajnës, ai vetë ka të mbjellur 10 Ha grurë dhe pritet të ketë një rendiment mjaft të kënaqshëm – rreth 8.000 kg për 1 Ha.
Krejt kjo është arritur falë një pune të përkushtuar nga ana e këtyre fermerëve si dhe falë kushteve të mira klimatike që i janë përshtatur kulturës së grurit.