Reklame:

Sondazhi te moshat e reja: 92% s’moren asnje ndihme nga qeveria gjate pandemise, 51% jane te papune

92 % e të rinjve shqiptarë të anketuar në një sondazh kane deklaruar se nuk kanë marrë asnjë lloj mbështetje nga shteti gjatë karantinës, ndërkohë që 49% e të rinjve deklaruan se ata ose një familjar i tyre, humbën vendin e punës gjatë pandemisë.

Të dhënat vijnë përmes Raportit të përvitshëm Kombëtar “Rinia në Shqipëri 2020“, Shqipëri dhe Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë, i publikuar pikërisht të mërkurën, Ditën Ndërkombëtare të të Rinjve.

Raporti bazohet në analizën e të dhënave dhe statistikave të institucioneve shtetërore, raportet dhe studimet e organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe një pyetësor kombëtar me të rinjtë të zhvilluar gjatë periudhës së mbylljes së detyruar të Shqipërisë për shkak të pandemisë globale të Covid-19.

Raporti bazohet ndër të tjera edhe në të dhënat e mbledhura nga institucionet shtetërore. Ato përcjellin realitetin se të rinjtë në Shqipëri vazhdojnë të largohen nga vendi, duke kërkuar një jetë më të mirë. Sipas Raportit: Gjatë 10 viteve të fundit janë larguar nga Shqipëria mbi 140,000 të rinj e të reja.

Papunësia e të rinjve vazhdon të mbetet një ndër sfidat kryesore të të rinjve: thuajse 51% e të rinjve nuk janë as në marrëdhënie pune dhe as në ndjekje të një kursi apo trainimi profesional;

Të diplomuarit, vuajnë papunësinë më të madhe në Shqipëri, ku respektivisht sipas të dhënave të INSTAT, gjatë vitit 2019, rreth 14,4 % e të rinjve me arsim të mesëm dhe 12,3 % me arsim të lartë vujanë papunësinë.