Reklame:

Importuam 467 milione euro ushqime – Ne 6-mujorin e pare te vitit u rrit kerkesa per produkte bujqesore

Në 6 muajt e parë të viti janë importuar nga jashtë kufijve 58.3 miliardë lekë apo 467 milionë euro prrodukte ushqimore. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë, pavarësisht periudhës së pandemisë COVID-19, vështirësive në transport dhe tkurrjes së konsumit në vend, importet bujqësore kanë pësuar një rritje në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti me parë me afro 14.4 milionë euro, apo 3.1 për qind.

Peshën më të madhe në importe e zënë produktet agroindustriale, të cilat kanë arritur në vlerën e 35.3 miliardë lekëve, dhe më pas renditet bujqësia me 14.6 miliardë lekë. Blerja e produkteve bujqësore nga jashtë gjatë kësaj periudhe ka dhe rritjen më të madhe në 11.2 për qind krahasuar me 6 mujorin 2019. Ndërsa blegtoria dhe peshkimi janë sektorë që zënë më pak peshë dhe që të dyja paraqiten me rënie në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku janë importuar 4.5 miliardë lekë produkte blegtorale dhe 3.9 miliardë lekë produkte deti.