Reklame:

Siguria ushqimore dhe protokollet ne sistemin arsimor – AKU vendos 16 masa administrative dhe asgjeson mbi 38 ton produkte

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë realizuar 314 inspektime dhe monitorime gjatë 24 orëve të fundit edhe si pjesë e Task-Forcës Anti-Covid ku përveç monitorimit të bizneseve, po vijojnë çdo ditë edhe monitorimin e të gjitha niveleve të sistemit arsimor për zbatueshmërinë e protokolleve anti-covid.

Sipas njoftimit gjatë inspektimeve janë dhënë 16 masa me paralajmërim nëpër biznese ushqimore, për mungesë të  rinovimit të librezave shëndetësore, mos sistemim të produkteve në ambientet e magazinimit  si dhe mungesë të planeve 3D.

Ndërkaq sipas AKU me kërkesë të vetë një subjekti është bërë asgjësimi i një sasie prej 38.1 ton produkte ushqimore me afat të kaluar përdorimi si dhe referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë  24 mostra kryesisht në monitorim të qumështit.