Reklame:

Si te pergatisni kopshtin tuaj per te mbjelle perime

Formimi i kopshteve të perimeve përbëhet prej dy procedurave, zgjedhja e vendit për kopsht dhe rregullimi i vendit.
Zgjedhja e vendit për kopsht për shkak të karakterit të prodhimtarisë perimore, është shumë me rëndësi që të bëhet zgjedhje e drejtë e vendit ku do të kultivohen perimet. Vetëm me zgjedhje të drejtë të vendit mund të priten rendimente të larta nga kulturat perimore. Vendi (terreni) për formimin e kopshteve të perimeve duhet ti plotësoj kushtet e caktuara:
• Të ketë sipërfaqe të rrafshët- sipërfaqja e tokës duhet të jetë sa më e rrafshuar, dhe të mundësoj thithje të lehtë të ujit, kalueshmëri dhe punë të lehtë me mekanizëm;

• Të ketë ekspozim jugor- për pjekje më të hershme dhe për fi timin kualitativ dhe të rritur të prodhimeve zgjidhen terrenet me ekspozim sa më të mirë kah dielli. Për kultivimin e të mbjellave të perimeve që janë rezistuese në të ftohtë, gjatë verës zgjidhen terrene me ekspozim më verior.

• Të jetë i mbrojtur nga ndikimi i erërave të ftohta dhe të fuqishme- erërat e ftohta dhe të fuqishme ndikojnë negativisht mbi bimët dhe shkaktojnë dëme në prodhimtarinë e tyre.

• Të jetë me pjerrtësi të ulët- terrenet më të mira janë me pjerrtësi prej 1 deri 2%. Terrenet me pjerrtësi më të madhe se 15% nuk shfrytëzohen ose (nëse nuk ka më të mira) trasiten dhe rrafshohen. Këto terrene vështirë ujiten dhe kanë erozion të dukshëm të tokës.

• Të ketë shtresë të përpunuar mirë të tokës- shtresa e tokës duhet të jetë e trashë më së paku 20 deri 25 cm. Për tokat në të cilat do të kultivohen kulturat e perimeve duhet të zgjedhën toka e zezë, aluvijale ose deluviale të cilat janë pjellore, të thella dhe të shkrifëta, me reaksion neutral deri te ai i dobët-acidik ose dobët-bazik, me strukturë të imët kokërrzore dhe kapacitet të mirë ujor. Duhet të shmangen tokat ranore tepër të rënda ose shumë të lehta.

• Të ketë nivel më të thellë të ujit nëntokësor- niveli i lartë i ujit nëntokësor shpie deri te qarje të tokës. Në këto toka është vështirë të kultivohen kulturat e perimeve dhe është e nevojshme të kryhet shterimi (drenazhi) ose kultivimi të bëhet me ngritje të lartë të leheve ose shtylla;
Të ketë në disponim burime me arritje të lehtë dhe ujë kualitativ për ujitje- uji i ndotur me mikroorganizma të dëmshëm, ose materie helmuese për tokën, bima ose njeriu, nuk guxon ti përdor për ujitjen e tokave me perime.

• Të ketë infrastrukturë të mirë rrugore- vendi duhet të jetë i arritshëm dhe i lidhur me rrugë të mira, dhe të mundësoj furnizim papengesë me repromaterial të nevojshëm, transport të fuqisë punëtore, por edhe të jenë të lidhura me sistemet kryesore të komunikacionit dhe me tregjet e shitjes.

• Të jetë afër vendbanimit të punëtorëve- është e nevojshme të ketë vazhdimisht fuqi pune dhe të zvogëlohen harxhimet për transport të fuqisë punëtore. Është shumë vështirë që të gjendet vend i cili do ti plotëson të gjitha kushtet e cekura për ngritjen e kopshtit të perimeve. Për këtë arsye, para ngritjes së kopshtit të perimeve, bëhet vlerësimi i terrenit, dhe atëhere ai terren është i përshtatshëm për prodhimin e kulturave të caktuara të perimeve. Nëse tereni siguron shumicën e kushteve, dhe mund të bëhet përmirësim të kushteve tjera, ai terren mund të shfrytëzohet për ngritjen e kopshtit të perimeve.

RREGULLIMI I VENDIT PËR NGRITJEN E KOPSHTIT TË PERIMEVE
Pas zgjedhjes së vendit, për ngritjen e kopshtit të perimeve, bëhet rregullimi i vendit. Bëhet plan për rregullim me të cilin duhet të largohen mangësitë e caktuara. Rregullimi përfshin një varg masash bonifi kuese:
Rrafshimi Nëse terreni nuk është i rrafshët, bëhet rrafshimi dhe nivelimi i terrenit. Terrenet më të zjarrta trasiten dhe rregullohen si edhe terrenet me sipërfaqe të rrafshët. Gjatë rrafshimit të terrenit, bëhet një pjerrtësi e vogël, që të pengohet qëndrimi i ujit në sipërfaqe të rrafshët.

Pastrimi i përzierjeve mekanike Përzierjet mekanike (gurë, mbetje të bimëve, pjesë të mekanizimit etj.), pengojnë gjatë realizimit të masave të caktuara agroteknike. Përzierjet mekanike duhet të pastrohen dhe të nxirren në sipërfaqe. Pastrimi bëhet edhe i mbeturinave nga rrënjët e bimëve shumëvjeçare, të cilat mund të rigjenerohen.

Shtresimi (kolmirimi). i sipërfaqes së tokës Te tokat me shtresë të cekët të dheut, nëse shtresa e tokës nuk mund të thellohet me lërim të pjesës nëntokësore (tokë e vdekur) zbatohet kolmirimi. Kolmirimi realizohet me ujë të turbullt, i cili pas avullimit ose rrjedhjes e lë fundërrinë në sipërfaqe. Kolmirimi mund të kryhet disa herë, derisa nuk arrihet thellësia e duhur e shtresës së përpunuar të tokës. Pasi që fundërrina zakonisht është e pasur me materie organike, me kolmirim realizohet humifi kimi i tokës.

Mergelizimi.
Mergelizimi realizohet te tokat më të ngjeshura dhe më të ftohta, që ato të mbesin më të shkrifta dhe më të nxehta. Mergelizimi realizohet me përzierje të dheut me rërë, zgjyrë, ose material tjetër. Mjetet për mergelizim nuk duhet ta përkeqësojnë reaksionin e tokës, por as të përmbajnë materie të dëmshme.

Kalcifikimi, gjipsimi dhe humifikimi Në tokat të cilat kanë reaksion acidik, që të zvogëlohet aciditeti zbatohet kalcifi kimi, gjegjësisht shtohet gëlqere. Në tokat e kripura, shtohet gjips me çka bëhet thartimi i tokës dhe zvogëlohet reaksioni bazik. Kalcifikimi pothuajse çdoherë kombinohet me humifikim, gjegjësisht shtimi i materies organike. Sasia e gëlqeres, e gipsit dhe e materieve organike, të cilat do të shtohen, varet nga analizat e bëra të tokës.

Shterrimi (drenazhimi)
Në tokat në të cilat ka tepricë të lagështisë, është e nevojshme që të kryhet drenazhi (shterja). Drenazhimi kryhet me kanale (drene) të hapura ose të mbyllura (mbuluara) . Nëse uji nëntokësor është kualitativ, kanalet drenazh mund të shfrytëzohen edhe për ujitje në periudhën e thatësisë.

Furnizimi me ujë për ujitje.
Ujitja më së shpeshti është e domosdoshme dhe masë shumë e rëndësishme për kultivimin e kulturave të perimeve. Disa kultura të perimeve mund të kultivohen me sukses edhe pa ujitje. Disa kultura të perimeve në disa regjione mund të kultivohen pa ujitje, derisa në të tjerat duhet ujitur. Ujë për ujitje duhet të ketë në sasi të mjaftueshme dhe të jetë me kualitet të mirë (pa materie të dëmshme dhe mikroorganizma, me nxehtësi të mjaftueshme etj.). Si burime të ujit, për ujitje, mund të shfrytëzohen liqenet, lumenjtë, përroskat, puset.

Për furnizimin me ujë, për ujitje, përmes rrugës natyrale (gravitacion) ngrihen kanale kryesore (magjistrale) dhe kanale ndihmëse, më tutje uji shpërndahet me gypa ose me zorrë. Mund të ndërtohen edhe basene për ngrohjen e ujit të ftohtë ose për tretjen e plehrave për të ushqyer arat e mbjella. Në kohë të fundit instalohen sisteme bashkëkohore për ujitje, siç është sistemi “pikë pas pike”, i cili mundëson kursimin e ujit. Mbrojtja nga vërshimet Nëse parcelat i ekspozohen rrezikut, nga paraqitja e mundshme e vërshimeve zbatohet ngritja e digës, gropimi dhe pastrimi i kanaleve për drenazhim, rregullimi i shtratit (koritës) të lumit dhe masa tjera.

Mbrojtja nga erozioni.
Mbrojtja nga erozioni bëhet me përpunim themelor dhe ripërpunim të terrenit, por edhe me gropim të kanaleve mbledhëse dhe drenazhuese, të cilët do të pranojnë sasinë e tepërt të ujit dhe nuk do të lejojnë të bartet te shtresa e dheut.
Mbrojtja nga erërat .Për mbrojtje nga erërat e fuqishme dhe të ftohta zbatohet ngritja e brezave mbrojtës të erës natyral ose artificial.

Të rrethuarit. Shumë shpesh paraqitet nevoja për rrethimin e sipërfaqeve ku do të kultivohen kulturat e perimeve. Rrethimi bëhet për shkaqe nga më të ndryshmet: të pengohet vjedhja, të pengohet hyrja e kafshëve shtëpiake dhe të egra etj.

Parcelimi. Sipërfaqet më të mëdha, në të cilat kultivohen kulturat e perimeve, ndahen në sipërfaqe më të vogla (parcela). Parcelimi bëhet për zbatim më të lehtë të mbjelljes alternative të kulturave, për shkak të kalimit më të lehtë kah sipërfaqet e tokës, manipulim më të lehtë dhe transport më të lehtë të repromaterialeve dhe prodhimeve si edhe shkaqe tjera. Numri i parcelave varet nga madhësia e sipërfaqes, numrit të kulturave të përfaqësuara, mekanizmi që është në dispozicion dhe fuqia punëtore. Me rregullimin e terrenit, duhet të largohen të gjitha mangësitë, të cilat mund ta rrezikojnë procesin prodhues dhe përfi timin e prodhimit kualitativ, nëse paraqiten gjatë kohës së prodhimit vështirë mund të largohen, dhe mund të kontribuojnë për zvogëlimin ose shkatërrimin e prodhimit.

PËRGATITJA E FARËS PËR MBJELLJE.
Fara, pas grumbullimit, më së shpeshti nuk i përgjigjet cilësive kualitative të nevojshme. Pas grumbullimt fara është e përzier me farat e barojave, fara nga llojet e kulturave tjera, me kokrra të thata dhe jo të barabarta dhe ka shtesa të ndryshme me prejardhje organike dhe joorganike. Fara e tillë është e pasigurt dhe nuk mund të shfrytëzohet për mbjellje pa kryerjen paraprake të përgatitjes së saj për mbjellje. Përgatitja e farës për mbjellje përbëhet nga masa të shumta, të cilat kanë për qëllim që ta sjellin farën në gjendje që të jep bimë të shëndosha dhe më progresive.
Pastrimi, sortimi dhe kalibrimi i fares. Pastrimi i farës ka për qëllim që ti largoj të gjitha shtesat të cilat nuk i përgjigjen llojit, gjegjësisht sortës. Fara pastrohet me dorë, me hedhje (pastrim) ose me makina të ndryshme, që quhen selektor. Këto makina e pastrojnë farën dhe i ndajnë dhe sortojnë sipas peshës por mund të bëjnë edhe kalibrimin e farës, gjegjësisht ndarjen e farës në fraksione të veçanta. Përmes pastrimit dhe sortimit të farës bëhet edhe veçimi i kualitetit nga jo kualiteti i materialit të farës. Dezinfektimi (mbrojtja nga infektimi) i fares. Dezinfektimi i farës, zbatohet për ta penguar paraqitjen e ndonjë sëmundje të cilat barten përmes farës. Për dezinfektimin e farës, më së shpeshti përdoren mjetet kimike. Rekomandohet dezinfektimi i farës të kryhet direkt para mbjelljes dhe të mos lihen sasi për mbjellje të mëtutjeshme, pasi që fara e dezinfektuar më shpejt e humbë mugullimin e saj. Dezinfektimi i farës mund të bëhet në tri mënyra:
• Mënyra me lagështi;
• Mënyra me gjysmë lagështi;
• Mënyra e thatë ose pluhurosja.
Stimulimi i fares. Stimulimi i farës bëhet me mjete kimike ose biologjike. Fara përfshihet në zhytje ose spërkatje me mikroelemente të ndryshme para se të mbillet. Fara trajtohet me përqëndrime të vogla të komponimeve të zinkut, bakrit, bromit, molibdenit etj. Stimulimi i farës zbatohet që të arrihet mbirje më e shpejtë, lulëzim, pjekje dhe fi tim të prodhimit kualitativ.

Stratifikimi i fares. Te farat me mbështjellës të fortë, mugullimi i farës është i gjatë dhe i dobët. Fara te këto kultura stratifi kohet gjegjësisht përpunohet në mënyrë mekanike në makina të posaçme në të cilat fërkohet me letër gjami ose zalli. Në këtë mënyrë fara e trajtuar (stratifi kuar) më mirë mugullon dhe më shpejt mbin.

Segmentimi dhe lustrimi i fares. Segmentimi kryhet te kulturat e perimeve të cilat formojnë fryte të përbëra. Në mënyrë mekanike me copëtimin e frytit të përbërë fi tohet nga një farë. me farë të tillë arrihet mbirje e njëtrajtshme, gjegjësisht fi tohet përbërje e drejtë. Lustrimi i farës bëhet te ato kultura ku mbështjellësi i farës është i rrudhur ose e ka sipërfaqen me qime. Në mënyrë mekanike ose me trajtim me ndonjë mjet kimik, fara mbetet e lëmuar. Pas largimit të rrudhave ose sipërfaqes me qime të farës mundësohet sortimi i saj ose kalibrimi dhe mbjellja më e mirë.

Inokulimi (infektimi) i farës Inokulimi zbatohet gjatë mbjelljes së farave të kokrrave bishtajë dhe kulturave foragjere leguminoze. Inokulimi kryhet me kultura të veçanta, baktere të cilat e fi ksojnë azotin nga ajri dhe jetojnë në simbiozë me rrënjën e kulturave të cekura. Bakteret prodhohen në mënyrë artifi ciale, në laborator. Inokulimi ose infektimi kryhet me lloje të posaçme të baktereve për llojin e caktuar të kulturës. Inokulimi duhet të zbatohet kur për herë të parë kultivohet ndonjë kulturë në sipërfaqe të caktuar ose kur kultura e caktuar nuk është kultivuar shumë vite më parë. Përmes kësaj mase mundësohet pasurimi i tokës me azot, që ndikon pozitivisht në rritjen e rendimentit te kulturat bishtajë dhe rritjen e pjellshmërisë së tokës.

Lagështim dhe mugullimi i fares. Lagështimi dhe mugullimi i farës zbatohet për të siguruar mbirje më të shpejtë dhe të përbashkët të farave, posaçërisht te perimet të cilat mbijnë ngadalë. Lagështimi bëhet me zhytje të farës në ujë, disa orë para mbjelljes. Mugullimi i farës bëhet me zhytjen e farës në ujë ose vendosjen e farës në bazë me lagështi derisa mbin. Fara e lagur, gjatë mbjelljes, duhet të vendoset në tokë me lagështi të mjaftueshme. Mbjellja e farës së lagur dhe të mbirë me mjet mbjellës është e vështirë dhe e dëmton sythin. Prandaj, gjatë mbjelljes, fara duhet të përzihet me plehun e ahurit të djegur dhe të shoshitur.

Përzierja e farave nga llojet e ndryshme të bimëve. Farat e perimeve të cilat mbijnë ngadalë (majdanozi, karota), përzihen me farat e perimeve (markerë), të cilat mbijnë shpejt (sallata). Kjo masë zbatohet që të mundësojë shkatërrimin e barojave dhe të kores së tokës deri sa të mbijnë perimet. Perimet që mbijnë shpejt, i përkufi zojnë (markojnë) rendet ku duhet të mbijnë kulturat e mbjella. Fara e kulturave të kultivuara përzihet me 2-4% farë prej markereve. Gjatë përpunimit të tokës, pas mbirjes së kulturave të kultivuara, bimët markere largohen.
Përgatitja e materialit vegjetativ (rasati) për mbjellje. Materiali mbjellës (rasati), gjithashtu, duhet të përgatitet për mbjellje. Varësisht nga ajo se çka shfrytëzohet si material mbjellës, varet nga cilat masa do të përbëhet përgatitja e materialit mbjellës. Si material mbjellës më së shpeshti shfrytëzohen: bulbet, tuberët, degët e njoma. Shumë më rrallë si material mbjellës shfrytëzohen: filizat, thelat, sythat, pipthat nga tuberët etj.
Pergatiti:
Agr. Jak PACANI.
Agr. Aldo GAME.
Agr. Ardjana VASIJA.