Reklame:

Gramoz Osmani dhe Agim Rrapaj, Çertifikimi Global GAP duhet te mbeshtetet me shume!

Global Gap është më shumë se thjesht certifikim, i cili synon mbi të gjitha praktika më të sigurta dhe afatgjata për të gjitha prodhimet bujqësore. Një nga qëllimet e certifikimit është të barazojë sigurinë dhe cilësinë e produkteve bujqësore shqiptare me ato të vendeve të rajonit me qëllim hapjen e tregjeve të reja për eksportet drejt vendeve europiane.

Global GAP është një standart ndërkombëtar i njohur ndryshe si standarti i praktikave të mira bujqësore globale.
Qëllimi i këtij standarti është prodhim bujqësor i sigurt dhe i qëndrueshem në përfitim të fermerëve, shitësve me pakicë dhe konsumatorëve në mbarë botën. Çertifikimi me kete standart perkthehet ne ne shitje me çmim me te larte dhe me treg te sigurte.
Por si po ecen procesi i çertifikimit te produkteve te fermereve shqiptar dhe sa eksporte kane siguruar keto produkte ne tregjet europiane.

Gramos Osmani, Menaxher i Agrobiznesit ne RisiAlbania  dhe Agim Rrapaj, President i Keshillit te Agrobiznesit Shqiptar theksojne faktin se duhet akoma me shume mbeshtetje per fermeret por edhe grupimet e fermereve per tu certifikuar sa me shum te tille. Gjithashtu japin edhe nje pasqyre te qarte te ecurise se ketij procesi ne vendin tone por edhe mbeshtetjen konkrete qe ata japin ne kete sektor.
Per me shume ju ftojme te ndiqni videon e meposhtme: