Reklame:

Banorët në Turqi ndalojnë prerjen e ullinjve nga një kompani private

Fotot ilustruese te këtij shkrimi janë marë nga një video e cila tregon përpjekjet e fermerëve dhe komunitetit për mbrojtur jetesen e tyre me kulturen e ullirit në Turqi. Banorët kundërshtojnë një kompani të madhe që prodhon energji nga qymyri e cila pasi i ka helmuar për 40 vjet me ajër të ndotur kërkon që tu marrë edhe tokat me detyrim.
Mbrojtja më e madhe ju ka ardhur nga ligji turk për ullirin i cili nuk lejon te priten ullinjtë pa një leje. Forcat e policise u tërhoqën, jo nga përballja me banorët, por prej pemëve te Ullirit.
Gjithashtu nje fakt i rendesishem ishte qëndrimi që mbajti Parlamenti turk pas shumë debatave, nën presionin e shoqërisë dhe banorëve të zonës të cilët nuk lejuan ndryshime në ligj të kërkuara nga kompania cka do ti hapnin rrugë prerjes së ullinjve.
Ashtu si në Shqipëri shumica e punëve në fermat e vogla bëhen nga të vjetrit. Kjo moshë reziston fuqishëm sepse duan te jetojne me ullirin sic eshte tradita mijëra vjecare e zonës ne Karia ose Miletus.
Banoret ullirin e kuq e quajne “memecik”. Ne kete zone ka 11 milion rrenje ulliri dhe banoret thone se nuk konsumojne asnje lloj vaji tjeter. Gjethet e rena perdoren ushqime per bagetine dhe me bersite e dala nga perpunimi behen vajra per prodhime industriale si sapune e artikuj te tjere me origjine bimore.
Alban Cakalli