Reklame:

Ndërtimi i varrezave, banorët kundërshtojnë bashkinë: Terreni është argjilor

Vendet e lira ne varrezat publike te qytetit te lushnjes jane drejt fundit duke krijuar nje problem jo te vogel per kete bashki. Drejtuesit e qytetit te Lushnjes kane gjetur nje zgjidhje duke u mbeshtetur ne nje vendim te keshillit bashkiak te vitit 2007 ku eshte përcaktuar si nje vend i mundshem per varreza nje sipërfaqe toke ne kodrat e Viroves ne fshatin Allprenaj.

Ky vendim ka sjelle reagimin e banoreve te fshatit allprenaj te cilet e kundershtojne hapjen e varrezave publike ne kete zone duke ndermarre dhe nje nisme konkrete. Para disa ditesh me ane te peticjoni te firmosur nga mbi 100 familjare kane njoftuar avokatin e popullit, prefektin e qarkut dhe kryetaren e bashkise duke kundershtuar hapjen e varrezave publike. Banoret kundershtojne pasi toka per te cilen behet fjale eshte zone argjilore duke e bere kete vend teper te rrezikshem per nje epidemi te mundshme,- shprehen banoret.

Peticion
Përfaqësuesit e banorëve te fshatit Allprenaj kane deklaruar se nese nuk gjendet nje zgjidhje do te pershkallezojne aksionin deri ne protesta. Banoret mbeshteten ne nje vendim  te keshillit te ministrave te vitin 2014 i cili percakton sakte kriteret qe duhet te permbushe toka per tu kthyer ne varreza.

Vendim_i_KM_712_29.10.2014 per Varrezat

Ky eshte nje vendim shume i rendesishem per Bashkine Lushnje i cili duhet te mendoj per  te pakten per 30 – 50 vite te ardhshme.