Reklame:

Turizmi, rol vendimtar në njohjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të Bashkisë Lushnjë e Divjakë

Ruajtja, njohja dhe promovimi i vlerave kulturore të trevës së Myzeqesë dhe vecanërisht të bashkisë Lushnjë e Divjakë ishin pjesë e diskutimit në Podkastin e realizuar me guidën Migen Avdullaj në Radio Lushnja. Horizont EU është duke realizuar projektin “Ndërgjegjësimi i të Rinjve për vlerat e Trashëgimisë Kulturore në Bashkinë Lushnjë” mundësuar me mbështetjen financiare të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI).  Me këtë projekt Horizont EU ka për qëllim rritjen e numrit të njerëzve kryesisht të rinj të cilët do të ruajnë, promovojnë e trashëgojnë ndër breza vlerat e kostumeve dhe valleve popullore si dhe objekteve kulturore.

Turizmi ka mundësi të shumta promovimi për të cilat  ka nevojë kordinimi dhe bashkëpunimi me Pushtetin Vendor dhe vecaërisht Muzetë dhe vendet ku ruhen dhe ekspozohen këto vlera si ato kostumografike, po ashtu edhe ato arkeologjike. Kostumet popullore dhe vallet e mrekullueshme të trevës shijohen akoma më mire kur ato vijnë në formën e kercimit dhe bëhen pjesë e guidës për grupe turistësh të cilët kalojnë nëpër rrugët e Lushnjës e Divjakës apo ato që udhëtojnë nëpër Shqipëri.  Afro 400 guida të licensuara nëse kordinohen mes tyre do të jepnin një impakt shumë pozitiv për qytetet dhe zonën si në aspektin ekonomik po ashtu edhe të njohjes, promovimit e ruajtjes së trashëgimisë kulturore.

Rritja e interesit nga brezat e rinj për vlerat e muzikës popullore si dhe trashëgimisë kulturore vjen edhe nga nxitja që i jep tregu me kërkesat në rritje dhe kjo në disa forma si grupet e ndryshme apo academitë e promovuara ku to rinj me kostume popullore to cdo treve dhe vallet e realizuara aq me bukuri e shkathtësi janë bërë pjesë e dasmave e gëzimeve familjare.

Lushnja dhe Divjaka kanë një numër të madh kishash e objektesh të ndryshme kulti si teqe apo vënde të cilat kanë pasuri me vlera të rëndësishme të qytetërimit të vjetër si Arnisa, Ardenica, Kongresi i Lushnjës apo edhe vepra të reja që mund ti shtohen me pak përpjekje nga Pushteti Vendor, sic është shtëpia e këngëtares me famë Vace Zela apo gjetjet nga të dy bashkitë. (Ndjesë për listën e reduktuar por që nuk ka qëllim harresën).

Këto dhe shumë rekomandime apo gjetje interesante janë objekt diskutimi në podcastin Udhëkryq të Radio Lushnjës me guidën Migen Avdullaj.

Ky podkast u realizoa e trasmetua në kuadër të projektit “Ndërgjegjësimi i të Rinjve për vlerat e Trashëgimisë Kulturore në Bashkinë Lushnjë” mundësuar me mbështetjen financiare të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI).

Shkëlqim Bylykbashi

#meki.gov.al @www.meki.gov.al

Linku:   https://www.facebook.com/watch/live/?ref=watch_permalink&v=717978330676438&rdid=GzcwcnJTYaNqGi2S