
Më 11 dhe 12 gusht, REC Shqipëri dorëzoi teknologjinë e grirjes së biomasës nga krasitja e ullirit tek tre grupe fermerësh në fshatrat Roshnik i Vogël, Roshnik Qendër (Bashkia Berat) dhe Jeta e Re (Lushnjë). Kjo është një teknologji e provuar dhe e cilësuar si më e mira në treg, e ofruar nga kompania SIK Kiriakakis në Greqi.
Gjatë dorëzimit, REC ndau me fermerët njohuri mbi praktikat e qëndrueshme bujqësore në kontekstin e ndryshimeve klimatike, si dhe mbi rëndësinë e aksesit të përgjegjshëm në teknologji dhe burime natyrore.
Përfaqësuesi i SIK Kiriakakis demonstroi për fermerët mënyrat e përdorimit të pajisjes, rregullat e sigurisë dhe aspektet e mirëmbajtjes së saj.
Ky hap përbën një kontribut të rëndësishëm drejt forcimit të qëndrueshmërisë së fermerëve shqiptarë, duke i ndihmuar ata të shfrytëzojnë mbetjet bujqësore në mënyrë më efikase dhe miqësore me mjedisin.

“From Waste to Nutrient: Farmers in Lushnjë and Berat Benefit from Modern Olive Shredding Technology”
On the 11th and 12th of August, REC Albania delivered biomass shredding technology for olive tree prunings to three groups of farmers in the villages of Roshnik i Vogël, Roshnik Qendër (Municipality of Berat) and Jeta e Re (Lushnjë). This is a tested and high-quality technology, provided by the Greek company SIK Kiriakakis.
During the delivery, REC shared knowledge with farmers on sustainable agricultural practices in the context of climate change, as well as on the importance of general access to technology and natural resources.
A representative of SIK Kiriakakis demonstrated to farmers the operating conditions, safety rules, and maintenance of the equipment.
This step marks an important contribution to strengthening the resilience of Albanian farmers, helping them utilize agricultural residues more efficiently and by reversing negative impact of carbon emissions in atmosphere.
REC Albania
