Reklame:

Kosi! Nje shans i humbur per turizmin shqiptar! 

Një fshat i vogël në Bullgari po çmend Kinën per Kos !
Në malet e Rodopit ne fshatin e Momçilovcit, kosi po bën ndryshimin!  Mijëra turistë kinezë udhëtojnë çdo vit atje për të shijuar ne vend kosin “magjik”, sekreti i të cilit fshihet te bakteri unik Lactobacillus bulgaricus – i njohur si eliksiri i imunitetit dhe jetëgjatësisë . Keto efektete kosit mbështeten si nga tradita, ashtu edhe nga kërkimet shkencore moderne.
  Festivali i kosit në fshat është një ngjarje plot gjallëri, me muzikë dhe valle tradicionale bullgare, dhe natyrisht, me shumë degustime te kosit e djathit. Shumë nga prodhuesit vendas madje kanë mësuar pak kinezçe për të komunikuar më mirë me mysafirët entuziastë kos pije dashes.
Një kompani kineze e ka kthyer kosin bullgar në një produkt super të suksesshem per tregun kinez me kerkese e shitje te larta, të quajtur “Mosilian”, duke e kthyer këtë fshat të vogël dhe kosin bullgar ne një yll ndërkombëtar!
Shija dhe vetitë e kosit ndryshon me stinën, e në varësi të dietës së lopëve dhe deleve vendase.
Për banorët e Momçilovcit, ky fluks turistësh ka sjellë jetë të re dhe mundësi ekonomike. Dhe për vizitorët kinezë, është një shans për t’u lidhur me burimin e një produkti të dashur dhe për të përjetuar kulturën e pasur të këtij fshati bullgar.
Po ne Shqiperi kush eshte zona apo fshati qe e ka kosin me te mire ?
Kjo pyetje ka brenda promovimin e turizmit, garen mes zonave dhe operatoreve te ndryshem turistike por mbi te gjitha ka reklamen me te mire per resurset tona natyrore dhe autentike Shqiperine Autoktone!
Alban Çakalli