Ditën e mërkurë, datë 24 shtator 2025, ora 10:00, në ambjentet e Restorant Tafa Lushnje, Horizont EU organizoi takimin përmbyllës të projektit: “Ndërgjegjësimi i të Rinjve për vlerat e Trashëgimisë Kulturore në Bashkinë Lushnjë”, zbatuar nga kjo organizatë HEU dhe mundësuar me mbështetjen financiare të Miniistrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI).
Takimin e hapi kordinatori i projektit Shkëlqim Bylykbashi duke bërë një përmbledhje të aktiviteteve të organizuara dhe rolit të partnerëve e personave të përfshirë në realizimin e detyrave për cdo fazë të projektit. Edukimi e ndërgjegjësimi shoqëruar me punën në sistemin arsimor me experiencen në shkollat 9-të vjecare publike “Kongresi i Lushnjës” e “Skënder Libohova” si dhe Kolegjin Arsimor “DAKA” shkollë jo-publike. Ndërtimi i një ambjenti Muzeal në Kolegjin “DAKA” ju tregon fëmijëve si kanë jetuar të parët tanë dhe mjetet e punës dhe jetës së përditëshme me të cilat kanë kryer aktivitetet bazike të jetës së tyre.
Shkolla “Kongresi i Lushnjës” me klasën e dytë B dhe mësuesen e apasionuar Sonila Dervishi bashkëpunoi me Horizont EU me një projekt artistiko – kulturor “Traditat Tona” ku me fëmijët e prindërit e tyre improvizuan me detaje gjithë aktivitetin jetësor të një familje Myzeqare dhe objektet për realizimin e tyre.
Shkolla “Skënder Libohova” me nxënësit e klasës së 5-të të kësaj shkolle organizoi një vizitë në muzeun Etnografik të bashkisë Lushnjë duke njohur e parë kostumet e trevës së Myzeqesë, Darsisë si dhe të objekteve të ndryshme nga këto treva. Detajet e përcjella plot passion nga dr, Niko Ferro njënga të paktët persona që njohin e tudiojnë me hollësi historinë e komunitetit të Myzeqesë dhe cdo elemneti Kulturor, Etnografik apo Arkeologjik si dhe publikimin e njohjen e këtyre gjetjeve për të apasionuarit dhe brezat e rinj.
Bashkëbisedimi me të pranishmit solli një diskutim interesant dhe këndvështime të ndryshme.
Berti Dosti, pastor Kisha Ungjillore u shpreh se Ruajtja dhe Përcjellja e Traditës tek të rinjtë kërkon një angazhim më të madh, sa komunitar me bazë familjen po aq edhe institucional nga Ministria e Arsimit me kurikulën, Ministria e Turizmit me projekte nxitëse e stimuluese po ashtu edhe bashkia me motivim të të rinjve dhe promovimin e objekteve që aktualisht kemi në muze apo gjetjeve në terren.
Saimir Bahja muzikant e dr i QKF-ve Lushnjë ngriti si shqetësim krijimin e kushteve minimale për artistët dhe më pas vendosjen në drejtim të tyre profesionistë e jo njerës politikë pa interes për kulturën apo trashëgiminë kulturore. Kinoteatri Vace Zela së shpejti do të vihet në funksion pas një rikonstruksioni të plotë dhe kushte ideale për aktorët e spektatorët. POr mungojnë artistët dhe këtu duhet ndalur në krijimin e politikave stimuluese nga Këshilli Bashkiak me qëllim ofrimin e artistëve të sapodiplomuar për të kontribuar në jetën artistike – kulturore të qytetit.
Leonard Syziu, koreograf i QKF-ve Lushnjë u shpreh i sigurt se vëmëndja në rritje ndaj kostumeve dhe valleve popullore duhet të shoqërohet me njerës profesionistë në pikat kyce dhe në vecanti me aktivzimin e të rinjve në të cdo niveli me qëllim nxitjen e tyre. Nëse ka dëshirë e pasion, cdo synim mund të arrihet – e mbylli z. Syziu.
Saimir Mërtiri, mësues e gazetar u shpreh se Kolegji DAka është një nga modelet ku mund të themi që pasioni dhe dashuria për traditën nuk vdesin nëse ato vijnë natyrshëm për të rinjtë dhe nuk ju imponohen me forcë apo forma të tjera jashtë dëshirës së të rinjve. Konkurset në aftësitë e kërcimit të valleve popullore mes shkollave apo gara mes të rinjve do ta bënte akoma më me interes përfshirjen e të rinjve dhe për pasojë ruajtjen dhe trashëgiminë e kësaj vlere autoktone.
Kordinatori i projektit Shkëlqim Bylykbashi falënderoi të pranishmit për mendimet dhe propozimet e ofruara në ruajtje të traditës dhe Kulturës në bashki. Të gjithë së bashku duhet të bëjmë presionin e duhur në institucione apo Këshillin Bashkiak për gjallërimin e jetës artistike në nivel bashkie e përfshirjen dhe promovimin e të rinjve në këto aktivitete.
Projekti “Ndërgjegjësimi i të Rinjve për vlerat e Trashëgimisë Kulturore në Bashkinë Lushnjë”, u zbatua nga organizata Horizont EU dhe u mundësua me mbështetjen financiare të Miniistrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI).
#meki.gov.al @www.meki.gov.al horizont EU https://youtu.be/1d3SZIKGf7w?si=rc7ZiJ5GMBW0IM7R https://youtu.be/1d3SZIKGf7w?si=HvV9P_5i8g7Bq3MB