Horizont EU do të jetë partneri i AOS në zbatimin e projektit “Lëvizja e Lirë”, një konsorcium i përbërë nga Shoqata Ornitologjike Shqiptare (AOS), Horizont EU dhe Qendra e Marrëdhënie, e cila tani ka filluar zyrtarisht zbatimin e tij.
Projekti synon të forcojë mbrojtjen e natyrës dhe të promovojë planifikimin e qëndrueshëm hapësinor në korridorin Shkumbin-Vjosë përmes krijimit të një programi standardizuar dhe shkencor të monitorimit të shpendëve të hartuar nga AOS për Zonat e Mbrojtura Divjakë-Karavasta dhe Pishë-Poro-Nartë.
Eventi i radhës i Unazimit të Shpendëve dhe Rezidencës Artistike, i mbajtur nga 13 deri më 17 tetor dhe i organizuar nga ekipi i AOS, u përqendrua gjithashtu në edukimin dhe ndërgjegjësimin publik midis banorëve vendas, veçanërisht studentëve dhe të rinjve. Ky Kamp pesë-ditor i Unazimit Shpendeve të Migrimit të Vjeshtës u zhvillua në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta.
Nëpërmjet mbështetjes së Horizont EU, morën pjesë nxënës nga tre shkolla lokale, më shumë se 70 në total, duke fituar njohuri rreth migrimit të shpendëve, teknikave të unazimit dhe se si kërkimi shkencor dhe edukimi mjedisor kontribuojnë në mbrojtjen e natyrës, zonave të mbrojtura dhe ligatinave kryesore.
Në bashkëpunim me kolegët e AOS nga Hungaria, kampi u përqendrua në unazimin e shpendëve që përdorin lagunat si ndalesa gjatë migrimit dhe dimërimit.
Gjithashtu patëm mundësinë të bashkëveprojmë me të ftuar të tjerë ndërkombëtarë dhe kombëtarë në kamp, duke shkëmbyer njohuri dhe ide të vlefshme mbi ruajtjen e natyrës, edukimin mjedisor dhe qasjet inovative dhe krijuese në kërkimin shkencor.
Kjo nismë është mbështetur nga projekti GreenAL “Mbështetja e Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile 2024 – 2027”, financohet nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim (Sida) me fondet e Qeverisë Suedeze dhe zbatohet nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit në bashkëpunim me VIS Albania dhe COSV – Cooperazione per lo Sviluppo.
Horizont EU