Reklame:

Asambleja e Përgjithshme e FVE 2028 – Për herë të parë në Shqipëri! 🇦🇱 ( Federation of Veterinarians of Europe (FVE) )

Me mbështetjen e pakufizuar të Presidentit të FVE, z. Siegfried Moder kemi depozituar zyrtarisht kërkesën pranë Bordit të FVE për zhvillimin, në Pranverën e vitit 2028, të Asamblesë së Përgjithshme të FVE-së dhe të të gjitha seksioneve të saj, pikërisht në Shqipëri.

Kjo është ngjarja më e madhe ndërkombëtare e profesionit veterinar në kontinentin europian dhe një ndër aktivitetet më të rëndësishme globale, pasi FVE bashkon:

🔹 Veterinerët e Europës (43 vende anëtare + 1
vëzhgues)
🔹 Seksionet kryesore të FVE: UEVP, UEVH,
EASVO, EVERI
🔹 Shoqatat Amerikane, Kanadeze dhe partnerë të
tjerë ndërkombëtarë
🔹 Organizatën Botërore të Veterinerëve (WVA)

Për herë të parë në histori e saj, Shqipëria bëhet vendi pritës i këtij forumi botëror, duke u kthyer në qendër të vëmendjes së botës veterinare dhe duke vendosur një standard të ri për vendin tonë në hartën ndërkombëtare të shkencës veterinare, sigurisë ushqimore dhe shëndetit publik.

2028 – Viti i Artë i Veterinarisë Shqiptare

Kjo ngjarje përkon me 100-vjetorin e themelimit të Mjekësisë Veterinare në Shqipëri – një shekull shkencë, dedikim dhe shërbim për mirëqenien e kafshëve dhe shëndetin publik.
@kryesoret. https://www.facebook.com/share/p/1D7mannhRv/

Urdheri i Mjekeve Veterinare te Shqiperise